• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SOKRAT TURTULLI/ Berishën e kam dashur më shumë se babain tim, por tani po na bën për budallenj
Home
Blog

SOKRAT TURTULLI/ Berishën e kam dashur më shumë se babain tim, por tani po na bën për budallenj

October 2nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Nuk besoj dhe nuk pranoj njeri te me pohoje se eshte më Berishian se une. Kam 30 vjet qe e ndjek nga pas. Pa asnje perfitim dhe kete e them me ze te larte.

Po te hapesh profilin tim prej dites qe eshte krijuar dhe deri me tani, nuk besoj se gjen me shume postime per babain tim sesa per Berishen.

Per 30 vjet kam sulmuar dhe jam bere hasem me gjysmen e PD, vetem e vetem se atje ku drejtonte gishtin ai, atje ishte dhe objekti i sulmit tim dhe jo vetem i imi.

Per 30 vjet kam mbeshtetur cdo person qe ai ka artikuluar dhe ka hedh ne taven e perzgjedhjes. Per 30 vjet kam sulmuar gjithe mosmirnjohesit e tij te ngritura neper poste dhe detyra.

Per 8 vjet post Berishe kam menduar dhe mendoj si cdo demokrat se, cdo vendim qe merrte Basha nga pas ishte Berisha. Le te dali nje i vetem dhe te ma mohoje kete gje.

Edhe para nje muaji kur u bene zgjedhjet per kryetar te PD, kam pare sesi vota e Berishes shkoi per Bashen dhe kjo me mbeshtetje te plote.

Kam pare ne Kuvendin Kombetar sesi Berisha ngrinte doren lart per cdo ndryshim statutor qe hidhej per miratim. Berisha ngrinte doren lart dhe une pas tij.

Une nuk “degjoja” se cfare nenesh statutore ndryshoheshin, pasi me mjaftonte te hidhja syte nga Berisha per te dhene miratimin tim. E njejta gje ndodhi edhe ne mbledhjen e keshillit kur u miratuan dhe u perzgjodh struktura e re e PD.

E kisha doktorin vetem dy karrige para. Atje i mbaja syte per cdo emer qe hidhej per votim. Dora e tij qe e ngritur lart. Edhe e imja, as qe behej fjale…

I thashe keto fjale per te hequr disa paralele me ata qe kane perfituar prej tij. Ndryshe eshte te te duash pa interes dhe ndryshe te te lepihesh nga pas.

Kam pare ne takimet e foltores demokrate qe ulerasin. Demokrate qe jane gati te te shyqejne nese ke mendim ndryshe nga ata.

Te shajne, te fyejne, te kercenojne nen moton per nje parti me te hapur dhe per nje bashkim. Bashkim? Po a mund te kete bashkim me kete mentalitet dhunues dhe kercenues?

Po si mund te jesh kaq antibashist, kur vetem para nje muaji e mbanit ne kurriz? Po si mund te jene kaq te urryer ata qe mbeshtesin ate qe mbeshetet dhe ju para nje muaji?!

Po cfare eshte kjo “gjëmë o Pjeter” qe po i ndodh partise me emer demokratikeje?! Si perfunduam ne kete derexhe, ku armiku kryesor mbetet ai brenda partise dhe qe neser pret te votoje dhe te bashkoje voten me ty?!

PD eshte ne diten e saj me te zeze dhe kjo per fajin tone. Vetem per fajin tone dhe mos e kerkoni tek askush tjeter.

Nëse do vazhdoni akoma me sharje, fyerje dhe kercenime se pse une nuk jam ne nje mendje me komunistin Edmond Spaho te PD, mos prisni te ardhme dhe mos u mundoni kot te shihni drite ne fund te tynelit.

Une jam dhe do jem vetem me PD. Une kam qene me te dy. Mendoj dhe ju te jeni si une dhe keni per te pare se ndryshimi do jete shume i shpejte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITMIR BUSHATI/ Gjeografia e armiqësisë
Previous article NAMIR LAPARDHAJA/ Nuk më intereson as Luli, as Doktori

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k