• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lulzim Basha ka një shans të rifutet në politikë
Home
Blog

MERO BAZE/ Lulzim Basha ka një shans të rifutet në politikë

September 6th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Tani është vonë të zbojë Sali Berishën nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Është vonë t’i thotë tani se kjo është parti e Lulzim Bashës dhe jo e tij. Është vonë po ashtu të vazhdojë të gënjejë dhe SHBA, edhe Berishën duke i thënë secilit atë që dëshiron.

Më 10 Shtator, Berisha do të hyjë në parlament, do të ulet në krye të rreshtit të PD dhe do të dominojë imazhin e PD në parlament me atë stil që e njohim të gjithë. Një nga arsyet pse Basha dogji mandatet ishte dhe kjo.

Është vonë që Lulzim Basha t’i tregojë atij se është zgjedhur kryetar i PD për herë të tretë, se në fakt nuk është e vërtetë. Të tri herët është emëruar prej tij.

Por Lulzim Basha ka një rrugë që të shpëtojë veten dhe PD, dhe të rihyjë në politikë.

Më 10 Shtator në vend të Sali Berishës ai të deklarojë dorëheqjen e tij si kryetar i PD, për të mos futur PD në konflikt me SHBA dhe t’i bëjë thirrje PD, të zgjedhin një kryetar të ri, i cili duhet ta ketë opsion qëndrimin ndaj Berishës. Është ajo që i kërkuam Lulzim Bashës dhe rivalëve të tij, ta bënin gjatë zgjedhjeve të fundit.

Personalisht kam shkruar se rivali për kryetar në PD, ende nuk ka kandiduar, pasi ende nuk kishte dal një kryetar që ta kishte opsion të qartë qëndrimin ndaj Sali Berishës.

Fshehja si struci e Lulzim Bashës dhe iluzioni i kritikëve të tij se sulmi ndaj Berishës u hiqte votat, e bëri atë garë, një emërim të ri të Sali Berishës.

Më 10 Shtator Lulzim Basha ka shansin të rifutet në politikë me këmbë të veta. Dorëheqja nga posti i kryetarit të PD dhe rihapja e garës për ta ndarë PD, pro apo kundër Berishës, është e vetmja zgjidhje politike, që e shpëton nga sikleti i të komunikuarit me Berishën dhe SHBA.

Ai po të dojë, le të kandidojë prapë si mbështetës i Berishës, apo si kundërshtar i tij. Mjafton të jetë i qartë. Ai dhe të tjerët në garë do të përballen një ditë me këtë problem dhe ai që do të guxojë të përballet me qartësi, do të mbetet në politikë.

Sali Berisha mund të diktojë kryetarin e ri, atë që do të jetë me Sali Berishën, por ai e ka të ardhmen aq sa e ka Sali Berisha. Pas kësaj, edhe SHBA e di më mirë se çfarë duhet të bëjë me partinë e Berishës dhe çfarë duhet të bëjë me kundërshtarët e tij. E vetmja gjë që nuk funksionon, është kjo sjellja sikur nuk ka ndodhur gjë e Lulzim Bashës, e cila merr më qafë dhe PD dhe Bashën, por natyrisht dhe Berishën. Epitafit të tij si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe vjedhës familjarisht, i pareve me korrupsion prej pushtetit, mund t’i shtohet dhe ndonjë fjali tjetër, që mund ta avancojë në lista dhe më të rënda nga ato që publikon Departamenti i Thesarit. Dhe atëherë për Lulzim Bashën do të jetë edhe më vonë, pasi do t’i duhet t’ia paguajë në “cash” zyrën, në qendrën e biznesit, pasi quhet financim i një aktiviteti kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDISON YPI/ Gazetarët si sende
Previous article YLLI PATA/ Skenaret që ka në dorë Lulzim Basha për “ngrirjen” e Sali Berishës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k