• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Çfarë na tregon dorëheqja e Lefter Kokës dhe fati i Berishës në Kuvend
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Çfarë na tregon dorëheqja e Lefter Kokës dhe fati i Berishës në Kuvend

September 2nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Dje u tërhoq dhe dorëzoi mandatin e deputetit edhe një tjetër deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e ri që pritet të mblidhet në datën 10 shtator të këtij viti. Deputeti Lefter Koka.

Po, a do të jetë ky një proces për të gjithë deputetët që janë shpallur non grata në Amerikë? Departamenti i Shtetit amerikan ka thënë se, përveç Sali Berishës, non grata janë shpallur edhe disa të tjerë.

l.

Kërkesa amerikane për të mos lejuar në Kuvendin e Shqipërisë personat që janë shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara, duket se po merr udhën e saj brenda Ligjit për Dekriminalizimin, i cili në nenin 2 pika 2 të tij, shprehet qartë që këtyre personave u hiqet mandati i deputetit.

Kjo udhë ligjore, e nisur me dorëheqjen e djeshme, na jep të kuptuar se Sali Berishës, që është shpallur non grata në Amerikë, nuk do t’i jepet mandati as nga KQZ dhe as nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, komisione këto që janë me shumicë socialiste. Dhe mandati i deputetit certifikohet vetëm nga këta dy institucione, në zbatim të kushtetutës dhe ligjit.

ll.

Nga e gjithë kjo tablo juridiko-politike kuptojmë se, në këtë rast, kryeministri Rama dhe maxhoranca socialiste po tregon se nuk do të luajë me dy pesha e me dy masa, por vetëm me një peshë e me një masë, në lidhje me zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin, i cili e shpreh hapur në nenin 2 pika 2 të tij se, “personi i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit amerikan, nuk mund ta mbajë mandatin e deputetit”.

Dhe ky ligj ka arsye të shëndoshë në këtë qëndrim, sepse një gjë e tillë zbatohet edhe për personat që janë non grata në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në fakt, ky nen i këtij ligji, paraqet personalitetin ndërkombëtar të Shqipërisë në lidhje me vendet e qytetërimit perëndimor, dhe dinjitetin historik shqiptar që e shpall hapur qëndrimin e vet historik perëndimor kundër çdo lëvizje antiperëndimore në Shqipëri.

Dorëheqja e deputetit Koka, i zgjedhur në zgjedhjet e prillit, tregoi se mazhoranca socialiste do ta zbatojë ligjin e dekriminalizimit në mënyrë rigoroze. Por, a do të ketë dhe dorëheqje të tjera deputetësh?

Të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDI RAMA/ Ndezëm motorët e Mandatit të Tretë, PS ka nevojë për vetëndryshim e vetëkorrigjim...
Previous article MERO BAZE/ Mos e humbisni shansin të njihni Albin Kurtin e vërtetë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k