• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
VALDETE HAZIRAJ/ Përse kamikazi i Albin Kurtit që fyen Shqipërinë po vjen ambasador i Kosovës në Tiranë ?
Home
Blog

VALDETE HAZIRAJ/ Përse kamikazi i Albin Kurtit që fyen Shqipërinë po vjen ambasador i Kosovës në Tiranë ?

September 1st, 2021 F.autor Blog 0 comments

Idriz Zeqiraj është përzgjedhur nga qeveria e Albin Kurtit për të qënë Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, ama ajo që e lidh këtë personazh me shtetin shqiptar, me sa duket nuk është dashuria vëllazërore, por një urrejtje politike e pazakontë ndaj shqiptarëve dhe kryeministrit Edi Rama në veçanti.

Në shkrimet e shumta të tij, Shqipëria, vendi ku ai pritet të shërbejë si diplomat, konsiderohet shtet bashkëpunëtor i kriminelëve serbë në kurriz të Kosovës.

“E gjithë kjo kronologji e zezë, tejet domethënëse, të goditjeve, në vijimësi, të dhënë Kosovës, nga shteti amë, së fundi, na japin produktin – monstrumin Rama, për t`u mos u ndërprerë tradita e bashkëpunimit me shtetin armik, Serbinë, gjithnjë, në dëm të Kosovës”, deklaron Zeqiraj në media.

Madje Zeqiraj, teksa komenton nismën Ballkani i Hapur, del në përfundimin se kjo nismë e integrimit ekonomik rajonal i shërben fuqizimit të Presidentit Serb Aleksandër Vucic me ndihmën e Edi Ramës.

Idrizaj i cili sulmon Shqipërinë me një mllef të papërmbajtshëm, pasi akuzon Shqipërinë për plane të errëta ndaj Kosovës, bën edhe ekspertin e punëve të brendshme të shtetit shqiptar duke përdorur epitete fyese mbi kryeministrin Rama.

“Kryeministri Rama, është i paparashikueshëm në shumë veprime të tij. I guximshëm ka qenë në shkatërrimin e tërësishëm të procesit zgjedhor të sivjem, për ta grabitur, paligjshëm dhe turpshëm, mandatin e tretë skandaloz dhe hiç meritor. Projekti Rama-Vuçiq, për “Ballkanin e hapur”, i refuzuar dhe i anatemuar, nga shumica absolute e shqiptarëve, ka pykuar marrëdhënie normale Kosovë-Shqipëri”, shkruan ai.

Pra është e qartë se me sulmet e tij mbi Shqipërinë, Zeqiraj në fakt i ka shërbyer një sulmi politik kundër shqiptarëve, i ushqyer në mënyrë të pandershme e dinake nga Albin Kurti. Por ajo që sot mbetet hipokrite dhe e pamoralshme nga ana e qeverisë Kurti në raport me shqiptarët është se si një ushtar politik i tij, zgjidhet të jetë shërbëtor publik i administratës së Kosovës. E për më tepër, se si një komentatori politik të reshtuar anshëm në debate përçarëse, sikurse Zeqiraj, i lihen në dorë marrëdhëniet me shtetin më pranë Kosovës, Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Basha! S’futesh dot në histori duke ndryshuar 2008, por duke fituar
Previous article LORENC VANGJELI/ Afganët, kush merr, herët a vonë edhe duhet të japë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k