• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Të mërzitur si Salibanë
Home
Blog

MERO BAZE/ Të mërzitur si Salibanë

August 17th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Jam shumë kurioz kur dëgjoj zëra kundër strehimit të përkohshëm të disa qindra afganëve në Tiranë. Dua të kuptoj kush është ky që kundërshton, si është rritur, çfarë biznesi ka që ia shkatërrojnë këta afganët e mjerë që do të mbyllen në një godinë, çfarë humbet nga rroga e tij, dhe gjithçka tjetër që e bën një njeri të zemëruar për arsye ekonomike, nga kjo ngjarje.

Nuk gjej dot ndonjë gjë të hajrit që t’i bashkojë nga kjo pikëpamje.

Pastaj shikoj nga ana fetare. Nuk më bën sens të jetë vokacion fetar, se shumica e ankuesve janë myslimanë, si shumica e shqiptarëve. Jo se nuk ka të krishterë që janë kundër, pasi ata mund të jenë vërtet kundër prej fesë së tyre, por janë të mençur e heshtin.

Pastaj shikoj se çfarë i bashkon nga ana politike. Këtu ka më shumë kuptim grafiku. Në shumicë janë njerëz që kanë një retorikë të ngritur prej kohësh, prej bezdisë së mbikëqyrjes amerikane mbi ne, sidomos këto vitet e fundit.

Edhe pse dukshëm nuk janë talibanë në mënyrë jetese apo në të shkuarën tyre, lexohet qartë një simpati për atë fitoren e talibanëve, që i treguan vendin SHBA.

Nuk është se janë anti-amerikanë, madje shumë prej tyre do të ishin shumë pro tyre sikur të mos kishin atë pozicion politik, por duket hapur që disfata amerikane në Afganistan i ka bërë të lumtur dhe cinikë.

Nëse i shikon më gjerë, shumica janë tipa që i përkasin këtyre ‘lëvizjeve’ tona sovraniste, që duan ta shpëtojnë vendin nga pesha e mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe që të jenë të lirë t’i marrin vendimet vetë, dhe jo t’u ndërhyjë SHBA “në punët e brendshme”.

Ka dhe një pakicë snobe, nga këta që duan të bien në sy si ‘racë ariane”, dhe që mendojnë se janë shumë herë më mendjendritur, fjala vjen se afgani Khaled Hosseini, pasi janë biondë, ose bionde, me sy të kaltër.

Por e vetmja gjë që i bashkon në shumicë, të gjithë këta që po bëjnë oponencën e një operacioni modest të Shqipërisë, për disa qindra afganë, nga qindra mijërat që po derdhen rrugëve të botës, është një lloj gëzimi që SHBA dështoi, dhe një mungesë ndjenjë mëshire për këta që bashkëpunuan me SHBA dhe tani duan të shpëtojnë kokën. Është një mllef që duhet kuptuar drejtë.

Nuk është mllef shqiptarësh kundër afganëve, as këtu, as në Kosovë, por mllef ndaj aleatëve të amerikaneve në pushtet. Ne Kosove, fjala vjen, ka plot simpati për talibanët si “sovranistë”, por më shumë e kanë nga fakti se liderit te tyre “patriot”, SHBA i ka rënë një herë në qafë dhe e ka rrezuar nga pushteti. Por nuk shkojnë më tej, pasi e dinë që talibanet e vërtetë ne Kosove nuk janë shqiptarët e tjerë, dhe as myslimanët, por ata që ishin para ’99-s në Kosovë, të cilet i sjellin në Morinë për 2 orë.

Dhe nuk është simpati as për talibanët si racë politike më primitive. Është më shumë një dëshirë për të prekur dhe ata një sukses në jetë, pasi nuk e pranojnë dot dështimin e tyre politik, si paaftësi e tyre, por mendojnë se SHBA u ka zënë hisen e Diellit mbi këtë Tokë, duke “i penguar” të jenë në pushtet.

Ka të tjerë që mendojnë se shkaku që nuk po ia dalin dot në këtë vend është Edi Rama, aleanca e tij me SHBA, dhe mungesa e një lëvizje “me armë në dorë” kundër tyre, që dështoi qysh në vezë më 2019 për shkak te SHBA. Është në një farë mënyre shpjegimi i dështimit të tyre, me shume se sa urrejtje ndaj afganëve të mjerë. S’di si mund të përshkruhet më shqip si kategori, pasi nuk janë talibanë. Salibanë u shkon më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN LAME/ Sarajet!
Previous article ANALIZA e ish-ministrit të PD, që ka shërbyer në Afganistan: Shkaqet dhe kushtet gjeopolitike që çuan në triumfin e talebanëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k