• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
PLATOR NESTURI/ Debat veror për hapjen e Ballkanit
Home
Blog

PLATOR NESTURI/ Debat veror për hapjen e Ballkanit

August 13th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Debati mbi çështjen e nismës të “Ballkanit të Hapur” po shkon përtej “Ëndrrës së një nate vere”. Megjithëse në këtë retorikë zhurmuese u detyrua të përfshihej dhe qeveria e Gjermanisë për të shprehur mbështetjen e kësaj nisme dhe se e konsideron atë si vazhdimësi të Procesit të Berlinit, duket se shumëkujt u intereson më tepër debati, edhe kur ka pas argumente për ti hedhur dru zjarrit.

Pra kemi pozicionime të qarta nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë lidhur me dobinë apo dhe interesat e secilit vend të ballkanit Perëndimor për këtë nismë, duke nisur me Uashintonin, Brukselin dhe Berlinin, por e gjitha kjo anashkalohet për të krijuar retorikë fluturake e për të përfshirë në përballje figura politike të këtej kufirit. Kështu, kryeministri Albin Kurti, dej nga një aktivitet në Shkup, gjeti sërish rastin të shigjetojë Tiranën zyrtare duke u shprehur se së pari faktori shqiptar duhet të bëhet një, e më pas të mednohet nëse dyhet bashkëpunuar në nisma rajonale. Po kështu dhe ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gervalla. e konsideroi ““Ballkanin e Hapur” si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit”. E thënë ndryshe, preferojmë të rrimë në vend e të mos bëjmë asgjë, si në integrim dhe në ekonomi, pasi ëshë më mirë izolimi sesa hapja.

Dhe “arësyeja” në vija të trasha behet e qartë nga kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,pasi sipas saj, kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. Por ndërkohë ka qenë vetë Kosova me ish kryeministrin Hoti, që ka firmosur marrëveshjen në Uashington me presidentin Vuciç, në prani të presidentit Tramp, ku pranon të jetë pjesë e një nisme të bashkëpunimit rajonal e të ekonomisë së lirë.

Fakti që në datën 6 gusht parlamenti i Kosovës nuk e miratoi rezolutën mbi marrëveshjen e Uashingtonit dhe që Vetvendosje abstenoi, dëshmoi se klasa e re drejtuese nuk i është përbajtur detyrimeve të marrëveshjeve ndërshtetërore dhe se ka devijim në politikën e saj të jashtme. Por fakti që kërkohet të imponosh nëpërmjet debatit me argumenta pseudopatriotikë, që në këtë llloj devijimi të futet dhe politika e jashtme e Shqipërisë, është jo vetëm një gabim pasi humbet kohë dhe mbyll hapësiat e kontakteve ndërshtetërore, por edhe e rrezikshme pasi humbet besueshmëri tek partnerët e huaj dhe nisin e treten argumentat mbrojtës prej qëndrimeve refraktare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORNELA ÇUÇI/ Open Balkan – mirëqenie patriotike e jo simbolikë nacionaliste
Previous article MUSTAFA NANO/ Hej talebanë, bëhuni def e zhdukuni nga faqja ime…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k