• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
PLATOR NESTURI/ Zjarret dhe përllogaritja e dëmeve
Home
Blog

PLATOR NESTURI/ Zjarret dhe përllogaritja e dëmeve

August 11th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Komunikatat për situatën e zjarreve në vend po i ngjajnë buletineve të luftës. Jo vetëm për sipërfaqet e pushtuara për flakët, por dhe për numrin e forcave efektive që luftojnë me flakët si dhe numrin e të arrestuarve që ndezin qëllimisht vatrat e zjarrit. Ende nuk është bërë ndonjë përllogaritje e dëmeve, që gjithsesi duken të larta. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Dhe Kodi Penal parashikon një varietet dënimesh që mund të shkojnë deri në 20 vjet në burg për veprën e djegies së qëllimshme të pyjeve. Neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet.

Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. Shkatërrimi i pronës me zjarr parashikohet si vepër penale edhe në nenin 151 të Kodit Penal, vepër e cila, në varësi të pasojave, dënohet deri në 15 vite burg. Kodi Penal ndëshkon jo vetëm zvjarrvënien e qëllimisht, por edhe nga pakujdesia. Dëmtimi nga pakujdesia, përmes zjarrit, të pyjeve dhe bimësisë, dënohet nga 2 deri në 5 vite burg. Nëse shohim, ligjet i kemi dhe madje mjaft të rrepta për zjarrvënien e qëllimshme por dhe ndaj atyre të pakujdesshme e që dëmtojnë rëndë pronën.

Çështja është se dënimet nuk janë zbatuar. Zjarrvënie ka çdo vit ndonëse jo me këto pasoja të rënda që u përshfaqën gjatë kësaj vere të nxehtë, të thatë dhe me temperatura të larta. Por ligji është ligj dhe sidomos me këto dëme të rënda të shkaktuara duhet të veprojë ndaj piromanëve, qofshin këta barinj të pashkolluar malesh, apo zjarrvënës hileqarë të fushave apo qyteteve. Pasi ndonëse në situatë të ndezur, hetimi duhet të nxjerrë dhe arsyet e vërteta të zjarrvënieve. Të çobejve që venë zjarr nëpër pllajat e kullotat për barishte dhe për hileqarët që kanë të tjera qëllime të mbrapshta. Ashtu si vite më parë në Korfuz dhe ishuj të tjerë, që paguhej tu vihej zjarri pyjeve në mënyrë që merrnin leje për ndërtuar vila. Në vendet e mbrojtura dhe ku ka pyje, ish më e lehtë të vijë zjarrin për të marrë leje sesa të lejonin të prisje një pemë. Për këtë lloj piromanësh, edhe 20 vjet do të ishin pak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIMETE BERISHA/ Ne e kemi pasur amanet ta duam Shqipërinë dhe e duam, ama jo njerëzit, nuk i duam, por vendin
Previous article MERO BAZE/ Jugosllavët e vjetër të Tiranës dhe kompleksi i “apatrid-it”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k