• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
HALIL MATOSHI/ Kryeministri i librave që s’i ka kuptu!
Home
Blog

HALIL MATOSHI/ Kryeministri i librave që s’i ka kuptu!

August 10th, 2021 F.autor Blog 0 comments

1.

Albin Kurti ka përdor nji krahasim joadekuat, krejtësisht të huqun me rastin e vdekjës së nânës së tenorit Ramë Lahaj, pra kryeministri naivisht ka ra në kurthin qe ia ka ngrehun vetës, si lexues i madh, i shtirun.

Në thelb Kkyeministri âsht i ngjashëm me armatën e nxanësave të shkollës së mesme të Kosovës, të cilët – simas testit PISA – lexojnë por kanë veshtirësi me e interpretu përmbajtjen e asaj që kanë lexue, apo me e shpreh domethânjen e me kriju koncept nga nji copë leximi.

2.

“I huaji” âsht roman i mëdyshjës moraliste të shoqnisë franceze gjatë epokës së kolonializmit, për të cilin Albert Camus mori çmimin “Nobel” për literaturë, 1957, me motivacionin: “Për prodhimin e tij të rëndësishëm letrar, i cili me zell të qartë ndriçon problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohët tona”.

3.

Meursault âsht kryepersonazhi përkatësisht narratori i romanit të Albert Camus-it “I huaji”, që mund të thuhet se âsht vetja letrare e autorit, i cili i përkiste rrymës ekzistencialiste, një teori filozofike ose qasje e cila thekson ekzistencën e personit (individit) si nji agjent i lirë dhe i përgjegjshëm që përcakton zhvillimin vetanak përmes akteve të vullnetit dhe nuk u nënshtrohet   shtrëngesave të moralit tradicional.

Meursault është një figurë e absurdit ekzistencialist, që refuzon me iu përmbajtë rendit moral të pranuar  gjânësisht nga shoqnia, njeri akull i ftohtë, që rri menjanë, i painteresumë për gjendjet emocionale të të tjerëve, madje i fyohtë edhe ndaj nânës dhe të dashtunes së tij, Marie.

Pasi Meursault vret një njeri, “arabin”, pa ndonjë motiv lehtë të kuptueshëm, ai del para gjyqit, poashtu indiferent.

Ateizmi i tina dhe mungesa e plotë e pikëllimit në funeralin e nânës së tij, përfaqësojnë një refuzim total për moralin e shoqnisë në të cilën ai jeton. Prandej ai cilësohet nji i huej, i papërshtatshëm dhe devijant nga rreshti i moralit të dyfisht.

4.

Ramë Lahaj, tenori kosovar megjithatë kishte nji raport krejt tjetër me nânën.

Nji marrdhanie emotive tepër intensive dhe siç tha ai vet, si nji fëmijë!

Rama gjettë qetësi shpirti në kujtimet e bukura me nânën, e Albini nuk âsht e thânun me ditë çdo gjâ, mjafton me marrë vendimet ma të mira në interesin e shtetit të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Kronika e shëmtuar e urrejtjes për Shqipërinë prej “kosovocentristëve”
Previous article PLATOR NESTURI/ Dhe nuset e reja nuk rrinë kaq të heshtura!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k