• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
PLATOR NESTURI/ Alternativat përballë Ramës dhe Bashës
Home
Blog

PLATOR NESTURI/ Alternativat përballë Ramës dhe Bashës

August 5th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Gushti nuk parashikon pushime për politikën. Për maxhorancën natyrisht që jo, pasi deri në fillim shtatori duhet të përcaktojë dhe kabinetin e ri dhe figura të tjera drejtuese të institucioneve. Por nuk është vetëm ky fakt ndërsa shihet se nuk do të jetë një procedurë normale e nisjes së një mandate të ri qeverisës. Shtatori paraqet një shumëllojshmëri alternativash se si mund të nisë jeta parlamentare e më tej ecuria e klimës politike në vend. Dhe për këtë gjatë gushtit të gjitha palët do të jenë të okupuara për të përcaktuar qëndrimet, strategjitë dhe tempin e gjuhës që do të përdorin. Do të jetë e ashpër si vazhdimësi e betejës politike pa princip, apo e zhveshur nga pasionet dhe për të projektuar një të ardhme ndryshe. Do të kapet ky moment politik për një detantë paqeje, shprese dhe bashkëpunimi që ti vlejë vendit me reforma dhe fokusim energjish për zhvillimin, apo nuk do i ndahet dot trashëgimisë së gjuhës shpellore dhe të kanibalizmit politik për të shqyer tërbimshëm kundërshtarin dhe me këtë rast edhe vendin.

Përpara Ramës dhe Bashës ka një sërë alternativash për të vendosur, por që gjithsesi vendimet do të jenë të ndërvarur dhe qëndrimet e tjetrit. Deri më tani ka një dorë të shtrirë nga Rama për bashkëpunim por që nuk duhet se për sa kohë do të mbetet e zgjatur ndërsa nga pala tjetër ekziston ende gjuha e drunjtë. Gjithsesi deri në fund të gushtit do të shihet qartë se çfarë drejtimi do marrë vjeshta si stinë e parlamentarizmit. Thirrjet nga ana e ndërkombëtarëve, dhe konkretisht në editorialin e djeshëm të ambasadores së SHBA ishin për një klimë të re e bashkëpunimi midis dy aktorëve kryesorë, si një periudhe e re të besimit reciprok me të cilin mund të pastrohet dhe korrupsioni, dhe lidhjet e krimit me politikën. Në këtë aspekt, gushti mund të jetë dëshmi e reflektimit për të pastruar që më parë dhe listën e deputetëve që do të paraqiten në Kuvend, por dhe si letër lakmusi se çfarë drejtimi do të marrin më tej partitë kryesore politike. Dhe nuk është fjala thjesht tek çështja Berisha dhe përfaqësimi i tij në parlament. Shtimi interesave amerikanë në rajon dhe vëmendja e shtuar për Shqipërinë është pikërisht ai moment politik që duhet përqafuar nga të gjithë por dhe që vete në favor të interesave të vendit. Mesazhi është shprehur qartë: Shqipëria duhet të jetë vend partner, jo problem. Gjithsesi edhe problemi mund të evidentohet lehtësisht se ku qëndron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ E fundose përfundimisht Partinë Demokratike
Previous article MERO BAZE/ Pse SHBA po paralajmëron bojkotin e parlamentit të ri?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k