• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ “Sali Berisha”, prova për të krijuar partinë anti-SHBA brenda PD
Home
Blog

YLLI PATA/ “Sali Berisha”, prova për të krijuar partinë anti-SHBA brenda PD

July 26th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Pas suksesit në Kuvendin e Partisë Demokratike ku Sali Berisha është pritur si një “yll kinemaje”, gjë që i ka rritur besimin se ka “truall” për të mbjellur një grupim antiamerikan në PD, duket se plani ka filluar.

Kur Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Non Grata, Berisha dhe “qytetari i tij digjital” sikur u squll për një farë kohë, por duket se sërish është riaktivizuar. Me një logjikë kaotikë, ku më shumë se gjyska e materialeve janë fake news, një pjesë pa kuptim, por thjesht për të riaktivizuar reagimin e njerëzve.

E pas kësaj ka nisur një riqarkullim i një çështje që gjithmonë mediat e familjes Berisha dhe pranë saj e sjellin papushim, si për të ndikuar një axhendë që nuk është.

Bëhet fjalë për çështjen e Francesco Bechettit, italianit që u vu nën hetim nga prokuroria shqiptare e drejtuar nga Adriatik Llalla dhe me vendim të gjykatës shqiptare për patrim parash. Vendim të cilin italiani e hodhi në abritrazh e deri tani çështja është në avantazh për të.

Pas  një rrotullimi të çështjes “Bechetti”, qarqet që po aktivizon Berisha kanë dalë në temën që ai dëshiron, sulmin ndaj zyrtarëve amerikanë, që tashmë ai i ka halë në sy.

Njerëz dhe grupe pranë tij, kanë qarkulluar foto të ambasadores amerikane me anëtarë të qeverisë shqiptare. E me këtë, Berishë synon të ushqejë një grup fanatik në PD në kohën kur situata për të do të bëhej më e vështirë se kaq. Pra nëse ai do të akuzohej nga SPAK apo do të kishte më tejpër fakte e prova në SHBA, të gjendet justifikimi se po e bëjnë aleatët amerikanë të PS-së.

Kjo në fakt është kryekëput e palogjikshme, pasi vetë Sali Berisha ka aq foto me zyrtarë amerikanë sa askush në Shqipëri. E këto foto as nuk e shpëtuan e as nuk e ndëshkuan. Por është pikërisht produkti i politikës së vet që i solli vendimin më negativ të SHBA për ndonjë zyrtar të lartë shqiptar…

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ilir Meta ka filluar të sillet si President i shkarkuar
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Pse Washingtoni refuzoi takimet me Ilir Metën dhe s’ia konvertoi “floririn” me lobim?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k