• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FATOS HOXHA/ Kujtesë për të gjithë demokratët!
Home
Blog

FATOS HOXHA/ Kujtesë për të gjithë demokratët!

June 12th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Dita e madhe po vjen. Neser Luli rikonfirmohet kryetar në kompeticion me tre garues, por pa garë. Opinioni publik e ka percjellë me shumë vëmendje fushatën e Bashës dhe konkurrentëve të tij edhe pse askush nuk pret qe te ndodhë çudia.

Gara po zhvillohet me të njejtin nxitim dhe me të njejtat modalitete si gara super e kontestuar e para katër vjetëve, po zhvillohet pa transparencë publike, pa lista zgjedhësish, pa të drejtë ankimimi për sfidantët, pa përfaqësim të tyre në administratën zgjedhore, garë që po drejtohet edhe këtë herë nga Jemin Gjana, me cilësinë që i ofron gjithmonë Jemini procesit.
Për rezultatin e kësaj gare nuk ka njeri që mund të verë bast.

Prandaj bëhet legjitime pyetja: kur të gjithë e dinë që në PD nuk ka garë, atëhere pse ka kaq shume vëmendje ndaj saj?

Unë besoj se ajo që presin njerëzit të shohin, është sinjali se PD po nis të ndryshojë, se një erë e re do nisë të fryjë korridoreve të SHQUP-it, sapo të fashitet entuziazmi i garës, se vlerat do rikthehen në piedestal dhe përbetimet do bëhen të vërteta dhe të besueshme.

Njerëzit po presin t’a zbulojnë këtë nga fjalët dhe deklaratat, por fjalët dhe deklaratat deri tani nuk thonë asgjë për;

1.Fajet e lidershipit të Berishës dhe të lidershipit të Bashës për katandisjen dëshpëruese të Partisë dhe refuzimin kokëfortë për t’u çliruar nga këto faje e për t’u distancuar nga fajtorët;

2.Kapjen e qeverisjes së PD-së, nga krimi i organizuar dhe nga oligarkia dhe distancimin e prerë të kandidatëve prej këtij skllavërimi;

3.Kapjen e opozitës nga Rama (marrëveshjen e 17 majit) dhe tradhëtinë fatale të opozitarizmit nga udhëheqësia opozitare;

4.Kapjen e opozitës nga krimi i organizuar dhe oligarkia dhe rrezikun që kjo i sjell shpresave demokrate për qeverisje dhe qeverisjes së ardhshme demokrate;

5.Korrupsionin makabër të lidershipit opozitar me çdo lëvizje, nisëm dhe proces opozitar;

6.Shitblerjen e patolerueshme të mandateve dhe kandidimeve në postet partiake dhe ato përfaqësuese, konvertimin e vlerave ideologjike në biznes fitimprurës familjar, shndërrimin e partisë në ndërmarrje ekonomike.

Në këto zgjedhje nuk ka garë konkurentësh, ndaj gara e ideve tërheq kaq shumë vëmendje.

Por ideja e vetme që po u serviret demokratëve është ideja e dashurisë dhe adhurimit pa kushte ndaj Saliut, Lilit, Argitës dhe Zenit, nga të gjithë kandidatët , në konkurrencë të fortë me njeri tjetrin.

Kjo dashuri po e lë edhe këtë herë PD-në pa garë.

Kush e ka kuptuar këtë dhe e pret ngjarjen pa shpresë, beson më shumë tek forca e twiterit dhe e urdhërit ekzekutiv, se sa tek forca rigjeneruese e demokracisë së brendshme.

Sfida e madhe e PD-së edhe këtë herë nuk do jetë beteja me kundërshtarin, por beteja për të çliruar vetveten nga pengjet dhe nga pengmarrësit.

E bëftë Zoti mbarë!

*Ish-deputet i PD

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARJOLA DEMIRI/ Eshte fisnikeri te pranosh e te pershendesesh te mirën
Previous article Shqipëria, vendi i dytë i Ballkanit Perëndimor që zgjidhet në Këshillin e Sigurimit (Serbia s’ka qenë asnjëherë)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k