• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Me çfarë lekësh qëndron Ilir Meta dhe stafi i tij në Vlorë?
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Me çfarë lekësh qëndron Ilir Meta dhe stafi i tij në Vlorë?

April 16th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ilir Meta, që mban pozicionin e Presidentit të Republikës, ka deklaruar edhe mbrëmë në një studio televizive, siç kishtë bërë disa herë më parë në daljet e tij se ai do të vazhdojë të qëndrojë larg zyrës së tij në Tiranë, por do të vazhdojë të bëjë fushatë në Vlorë.

Është e dukshme që Ilir Metën e kanë shqetësuar shumë sondazhet dhe terreni që tregojnë se LSI po shkon pikiatë, ndaj edhe ka vendosur të dalë në fushëbetejë vetë duke braktisur detyrën e Presidentit. Por, kjo histori është një fakt i gjithëditur nga çdo shqiptar, pavarsisht përgënjeshtrimit apo justifikimit qesharak që përdor Meta për kërë skandal e çmenduri të radhës.

Përtej kësaj çmendurie që Ilir Meta bën duke dalë në fushatë kur duhet të jetë mbi palët dhe simbol i Unitetit Kombëtar në cilësinë e Presidentit, ka edhe disa pyetje të cilave Ilir Meta nuk i është përgjigjur akoma. Më çfarë lekësh qëndron Ilir Meta në Vlorë? Me çfarë parashë paguhet karburanti, me çfarë makinash udhëton? Po stafi i tij që merr rrogën në Presidencë, paguhet për të qëndruar në Vlorë në fushatën e shefit apo në institucion?

Përgjigjet logjike janë dy: E para, janë paratë publike që Ilir Meta i përdor për të bërë fushatë për LSI-në në Vlorë, bashkë me stafin e Presidencës që paguhen nga taksat tona dhe bëjnë fushatë për bashkëshorten e shefit dhe e dyta, mund të jenë para të padeklaruara që janë ‘donacione’ nga persona të paidentifikuar. Edhe nëse është e dyta, stafi dhe presidenti kanë braktisur detyrën dhe zyrën për të cilën paguhen.

Në të dyja rastet, Ilir Meta është me të dyja këmbët në shkelje. E mjafton vetëm kjo për të thënë se Ilir Meta është i fundit që mund të flasë për ndershmërinë, zbatimin e ligjit apo shfrytëzimin e resurseve shtëtëtore për fushatë elektorale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetsinë shqiptare!
Previous article MIMOZA DERVISHI/ Berisha po përgatit PD-në post Basha

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k