• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Testi i 2019-s: PD e LSI hyjnë më 25 prill me të paktën mbi 800 mijë vota kundër
Home
Blog

YLLI PATA/ Testi i 2019-s: PD e LSI hyjnë më 25 prill me të paktën mbi 800 mijë vota kundër

April 15th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Kur jemi 10 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kompanitë e sondazheve po intensifikojnë publikimin e tendencës në ditët e fundit.

Sonte, tre nga këto kompani pritet të japin fotografimin e rezultatit në të gjithë vendin.

Megjithatë, ekziston një e dhënë e fortë dhe e qartë për të parë se si është tendenca e elektoratit shqiptar aktualisht.

Kjo e dhënë është më e fuqishme se çdo sondazh, ngaqë përbën një rezultat të plotë dhe të përgjithshëm elektoral në të gjithë vendin.

Bëhet fjalë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Zgjedhje që u zhvilluan në një atmosferë të rëndë tensioni, kur Partia Demokratike kërcënoi se do të hynte në qendrat e votimit dhe do të përmbyste kutite dhe prishte procesin.

Madje në 48 orët para zgjedhjeve ju vu zjarri  selive të KZAZ-ve dhe materialeve zgjedhore.

U desh vetëm ndërhyrja e SHBA, që kërcënoi PD-në dhe LSI se do të shpallen organizata të dhunshme nëse do të prisheshin zgjedhjet, që kjo u evitua.

Megjithatë situata ishte mjaft e tensionuar: PD dhe LSI jo vetëm bojkotuan zgjedhjet, jo vetëm u kërkuan votuesve të tyre që të bojkotojnë zgjedhjet, por kërcënuan hapur përfaqësuesit e partive të tjera që pranuan të marrin pjesë në zgjedhje.

Kandidatët e Bindjes Demokratike u kërcënuan në të gjithë vendin dhe shumë prej tyre u tërhoqën, pasi këto kërcënime ishin të dhunshme.

Ilir Meta, jo shumë ditë përpara votimeve të 30 qershorit, ç’dekretoi zgjedhjet e dekretuara nga ai vetë.

Kjo krijoi një situatë kaotike në vend, ku në mungesë të kuorumit të Gjykatës Kushtetuese që ta ndante këtë çështje menjëherë, KQZ nuk e njohu dekretin, pasi e cilësoi të paligjshëm.

Siç dihet, zgjedhjet u zhvilluan e nuk pati incidente.

Megjithatë atmosfera ishte e nderë; kështu që logjikisht ata do të paraqiteshin në votime do të ishin të ndarë mendjen se me votën e tyre përveçse vullnetit për të zgjedhur krerët e bashkive, që ishin nga një parti, do të votonin fort edhe kundër gjestit politik të PD-së dhe LSI-së, që donin të minonin sistemin politik.

Në mënyrë direkte, edhe PD-ja me LSI-në, rritën tonin e kërcënimeve pikërisht për të frenuar njerëzit që të dalin në votime.

E çfarë ndodhi më 30 qershor 2019?

Ekzaktësisht: 811 mijë e 727 persona dolën në votime.

Votime që ishin demonstrative dhe qartësisht mund të quhet votë e hapur kundër PD-së, LSI-së dhe politikës së tyre.

Ndërkaq, realisht mjaft nga votuesit tradicional të së majtës nuk dolën në votime, pikërisht prej klimës së nderë që ekzistonte.

Pra të gjithë ata që kanë votuar më 30 qershor 2019 janë votues të prerë, të vendosur për të futur në kuti një qëndrim referendar kundër  Sali Berishës e Ilir Metës, që ishin inspiruesit dhe realizuesit e diegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale.

PD-ja e LSI-ja, sipas të gjitha gjasave e nisin më 25 prill me 811 mijë vota minus, e kjo është tregues i qartë.

Madje, pikërisht për faj të PD-së dhe LSI-së, votuesit e tyre janë të ekspozuar, ngaqë mund të identifikohen si përkrahës së opozitës në analizat që bën mazhoranca.

Një fakt, që psikologjikisht mund të ndikojë tek ata, pasi preket fshehtësia e votës.

Këtë gabim PD-ja e bëri edhe në 1998 në referendumin për Kushtetutën, të cilin e bojkotoi.

E pikërisht nga database i bojkotit, PS-ja hartoi një regjistër më të plotë me ata që janë kundër dhe nisën të punonin pikërisht me këta, e kështu zgjeruan bazën e votuesve.

Drejtuesit e PD-LSI-së, por edhe panelistët e saj, kanë thënë se shifra 810 mijë është shumë e vogël, pasi më 30 qershor nuk votuan 80% e shqiptarëve.

Ky 80% është nëse marrim numrin e përgjithshëm të votuesve, që janë mbi 3 milion e 500 mijë, por përgjithësisht në zgjedhjet në vend votojnë 1 milionë e 600 apo 1 milion e 700 mijë persona.

Por shifra 800 mijë vota në zgjedhje parlamentare, është një votë që jep mazhorancë qeverisëse.

PD-ja ka pasur më pak se kaq në vitin 2009 dhe PS-ja më pak se kaq në vitin 2013…

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIMOZA DERVISHI/ Berisha po përgatit PD-në post Basha
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Kryeministri Basha, një kukull e varur në çengelin e Ilir Metës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k