• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Gara e fituar e Ramës me vaksinën dhe gara infektuese e Bashës
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Gara e fituar e Ramës me vaksinën dhe gara infektuese e Bashës

March 31st, 2021 F.autor Blog 0 comments

Vaksina është malli më i kërkuar sot në botë. Është një moment tjetër i menaxhimit të pandemisë e cila ka si të vetmen shpresë çlirimi, vaksinimin. Shqipëria sot që flasim ndihet e lehtësuar sepse nga e diela ka nisur vaksinimi masiv dhe shifrat e të vaksinuarve në ditë janë shumë inkurajuese.

Vetëm ditën e djeshme u vaksinuan në rang vendi mbi 20 mijë e 400 qytetarë, ndërkohë që kryeministri është shprehur se kapacitetet janë që të arrijmë deri në 30 mijë vaksinime në një ditë. Pafyshim që ky është një lajm fantastik për shëndetin dhe ekonominë e vendit, pasi me këto ritme pritet që stina e verës të jetë e hapur për turistët. Ajo që është tanimë fakt është se vaksinimi masiv falë marrëveshjes me Pfizer, Astrazeneca dhe Sinovac, nuk ndalon. Janë siguruar mbi 2.5 milionë vaksina e fatmirësisht nuk ka më pengesa për vazhdimin e vaksinimit masiv, dhe këto vaksina duhet thënë që janë siguruar falë lëvizjeve të kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga New Yorku në Londër e Stamboll. Ai e ka fituar këtë garë.

Kjo është panorama e menaxhimit të pandemisë në Shqipëri.

Por, nga ana tjetër, opozita e zënë në befasi nga lëvizjet e Ramës i cili siguroi vaksinën për shqiptarët, ka nisur një dy fushata; një fushatë dezinformimi për të bërë shqiptarët që të mos marrin vaksinën dhe nga ana tjetër një fushatë infektimi duke zhvilluar mitingje që janë potencial i madh infektimi. Fakti që opozita është e surpizuar që Edi Rama arriti të sigurojë vaksinën në një kohë kur e gjithë bota është turrur për ta patur, tregon se ata nuk kanë patur e nuk kanë asnjë ide se si mund ta sillnin vaksinën në vend. Thënë ndryshe, nëse ata do ishin sot në pushtet, ne do të ishim sot si Kosova duke pritur të na sjellë ndonjë vaksinë COVAX-i. Pra, me sjelljen e saj opozita tregon se i vetmi që mund të sillte dhe që i solli vaksinat në Shqipëri, është Edi Rama, sepse Shqipëria nuk është as shtet i fortë si Gjermania apo Franca dhe e vetmja mënyrë për të marrë vaksina shpejt dhe shumë, janë kontaktet personale që Edi Rama tregoi që i ka, e Luli jo.

Së dyti, kemi dy gara që po zhvillohen në formë fushatash, dhe nuk janë elektorale. Sot në Shqipëri po ndodh një fushatë e madhe vaksinimi që po kalon në 30 mijë të vaksinuar në ditë dhe një fushatë infektimi. Të parën po e bën qeveria dhe qytetarët që po besojnë në shkencë e jo në konspiracion, ndërsa fushatën e infektimit po e zhvillon Lulzim Basha dhe opozita, që në fakt po shpaloset si alternativa reale e Lulzim Bashës nëse do të ishte nesër kryeministër.

Kjo është gara që po ndodh sot në vendin tonë. Janë dy qasje që tregojnë në fakt energjinë dhe vizionin e secilës palë. Në çdo rast, uroj që të fitojë jeta mbi vdekjen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Vaksinimi vs infektim dhe shembulli amerikan në zgjedhjet tona
Previous article MERO BAZE/ Një raport që i ngjan epikrizës së Ilir Metës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k