• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Ilir, të blesh vota është të vjedhësh vota
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Ilir, të blesh vota është të vjedhësh vota

March 27th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ilir Meta ka dalë nga Durrësi sot duke u hequr si ithtar i votës së lirë. Sondazhet që tregojnë se LSI është tkurrur si kurrë më parë dhe se bashkë me Partinë Demokratike nuk marrin dot mazhorancën, madje janë larg saj që mbahet nga Partia Socialiste, e kanë tërbuar Metën i cili ka hapur një seksion në faqen e presidencës për të denoncuar moslirinë e votës.

Por, pavarsisht faktit që Ilir Meta ka kthyer institucionin e Presidentit të Repubikës në një mjet për të mbështetur LSI-në dhe opozitën, pavarisht se ai vetë ka braktisur Presidentin dhe ka dalë në fushatë çdo natë me personazhe problematikë me ligjin në çdo qytet, ajo që tregon kulmin e ironisë është fakti që Ilir Meta del e flet për vjedhjen e votës, por nuk flet për blerjen e votës me para në zarf, siç Meta dukej në një video në 2017. (Videoja në fund të shkrimit).

Ilir Meta del e flet për vjedhjen e votës, por jo për blerjen e saj, që partia e tij e ka si simbol. Jo vetëm me para, por edhe me celularë që i ka shpërndarë ndër vitë në çdo qytet. Ai ka humbur qetesinë, si për të treguar se as paratë nuk bëjnë më punë për të mbledhë vota për LSI-në, ndaj edhe që sot ka filluar të përgatisë justifikimin e humbjes dhe rrudhjes së tmerrshme që partia e krijuar prej tij e që drejtohet sot nga e shoqja, pritet të pësojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sondazhet, por edhe terreni tregon se LSI është shkërrmoqur, më e dobët se kurrë me figura qëndrore që janë larguar përfundimisht nga partia familjare dhe janë rikthyer në partitë e tyre natyrale prej nga kanë lindir si imazhe politike. Kjo është arsyeja e agresionit të Metës, i cili e di fort mirë se bashkë me ikjen e partisë ikin edhe shumë mburoja. Ndaj ai flet për vjedhjen e votës dhe jo blerjen e saj, sepse me të parën përgatit justifikimin për rezultatin negativ që pritet të marrë LSI, ndërsa me blerjen shpreson që të mund të mbesë akoma në lojë. Për këtë arsye, Ilir Meta bën sikur nuk e bën dot diferencën mes vjedhjes dhe blerjes së votës, që në fakt janë njëlloj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Një zjarrfikës i sherreve tona të egra dhe të pazakonta
Previous article MUSTAFA NANO/ Pse Ilir Meta shfaqet gjithmonë në dreka e darka, në pushime e takime, vetëm me meshkuj kokoroçë dhe asnjëherë me ndonjë femër?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k