• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Po për akuzën e rëndë të Andi Bushatit, kur do të reagoni?
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Po për akuzën e rëndë të Andi Bushatit, kur do të reagoni?

March 17th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Gazetari Andi Bushati ka bërë një deklaratë shumë të rëndë para dy netësh në studion e Open, në Top Channel, kundrejt një ministrje. Teksa fliste për sherrin e Ilir Metës me policinë bashkiake në zyrat e FRD, Andi Bushati duke sulmuar një ministre të qeverisë, e cila është edhe nënë, grua, motër e dikujt, u shpreh: ”Në një republikë ku presidentit, del një që hap këmbët para kryeministrit dhe thotë nuk i botoj në fletoren zyrtare dekretet e tua, presidentit i lind e drejta të bëjë çdo gjë” (Shih videon në fund të shkrimit).

Kjo deklaratë e Bushatit nuk është vetëm seksiste, por është një akuzë shumë e rëndë që cënon imazhin dhe dinjitetin e ministres të cilën ai sulmoi. Dhe emri i ministres të cilën Bushati e sulmoi aq rëndë është i thjeshtë për tu gjetur.

Por, pak rëndësi ka emri i ministres dhe pozicioni i saj, pasi mund të ishte cilado grua/vajzë edhe joministre nën këtë goditje të ulët që cënon moralin dhe figurën. Ajo që ka rëndësi është akuza shumë e rëndë e gazetarit në fjalë që del e ‘jep mend’ në disa televizione dhe mosreagimi i askujt për këtë goditje të ulët që cënonte direkt moralin e një gruaje.

Ata që u mërzitën pse Edi Rama kishte vendosur një foto të Grida Dumës me mikrofon (që ishte një foto e saj dhe jo montazh) ndaj së cilës në fakt nuk u hodh asnjë akuzë imoraliteti, për këtë deklaratë shumë të rëndë të Bushatit, heshtën. Duke filluar nga Ilir Meta, që bëri si ithtar i mbrojtes së gruas në rastin Duma e duke vazhduar me Petrit Vasilin, Gjekmarkajn, Markun, Berishën, Bashën e me radhë të gjithë ata që janë në Tramin e PD-LSI në këto zgjedhje, ‘u solidarizuan’ me Dumën . Pas opozitës edhe gazetarët pranë saj, u sulën në çdo studio kundër fotos së Dumës. Pyetja që lind për secilin prej atyre që ishin kundër zgjedhjes së Ramës është: Po për deklaratën e Andi Bushatit çfarë mendoni? Pse nuk e dënoni gjuhën e tij denigruese dhe akuzuese sa më s’ka ndaj një gruaje?

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAHIR MUHEDINI/ Zoti Idrizi, gjaku çam nuk bëhet ujë duke bashkuar votat me ata që mohojnë ekzistencën tonë!
Previous article FRROK ÇUPI/ Nuk mund të qeshet me gjithçka

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k