• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Njihuni me “Tiren” e Italisë që vret njerëz dhe ndaleni marrëzinë e zhurmën
Home
Blog

ARDIT RADA/ Njihuni me “Tiren” e Italisë që vret njerëz dhe ndaleni marrëzinë e zhurmën

February 9th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Teksa debate publik në vend është përqendruar në një rast ryshfeti te ‘Shefqet Ndroqi’, një lajm tragjik është raportuar nga Italia. Më 26 janar, në një spital të Brescias shefi i urgjencës është akuzuar se ka injektuar barna me efekt vdekjeprurës ndaj pacientëve me Covid. Qëllimi, po aq kriminal sa veprimet e tij: Të lironte krevatet e pavionit ku shërbente për t’i shpëtuar ngarkesës në punë. Bëhet fjalë për Carlo Mosca, shef i përkohshëm i Departamentit të Emergjencave të Montichiari. Akuzat ndaj sjelljes së mjekut bazohen në injektimin e dy ilaçeve, të cilat shkaktojnë depresion dhe probleme me frymëmarrjen.

Rasti në fjalë nuk bëri atë bujën që ne kemi qejf dhe e ndjellim po vetë në shumicën e rasteve. Mjeku u arrestua dhe hetimet kanë dalë në një konkluzion të qartë: Ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy pacientëve 61 dhe 80 vjeç. Asnjë televizion i fqinjëve përtej detit nuk ngriti panele me specialistë dhe politikanë që drejtojnë gishtin ndaj sistemit shëndetësor.

Ndërkohë, që prej 13 janarit në Shqipëri televizionet vijojnë debatin për një pastruese që ka marrë ryshfet. Sigurisht, një veprim i dënueshëm dhe ndërkohë Tire Alldervishi dhe bashkëpunëtorët e saj ndodhen prapa hekurave. Fatmirësisht skema e tyre nuk ka shkaktuar viktima dhe ata nuk ishin as në majën e hierarkisë së spitalit si rasti i mjekut italian.

Fatkeqësisht, Tirja është kthyer në kryefjalë të hapësirave televizive dhe të akuzave të opozitës e cila e sheh rastin si një kauzë të re në prag të zgjedhjeve dhe kjo nuk ka dyshim. Madje edhe më parë, ajo luajti me fotot e morgut për t’I futur në panik qytetarët dhe për t’i ndërsyer kundër qeverisë. Është e qartë se një pastruese në një nga shumë spitalet e vendit nuk përfaqëson as sistemin dhe as implikon qeverinë.

Askush, asnjëherë në 30 vitet e fundit, nuk e ka vënë në dyshim se ryshfeti erdhi bashkë me demokracinë që ditën e parë, për të na e vështirësuar jetën si shumë gjëra që nuk do donim t’i kishim nëpër këmbë. Ama furtuna e ngritur për një pastruese duhet të marrë fund. Është e kuptueshme që opozita do të donte të kishim mundësisht një Carlo Mosca, por jo gjithmonë duhet mbajtur shpresë te fatkeqësitë ku ‘luhen’ jetë njerëzish.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ T´ua lemë në dorë thesin e gënjeshtrave
Previous article ILIR BEQAJ/ Si ka ndryshuar jetesa e shqiptarëve 2013-2020

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k