• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Vetviktimizmimi” i Albinit, si revansh ndaj rendit kushtetues
Home
Blog

MERO BAZE/ “Vetviktimizmimi” i Albinit, si revansh ndaj rendit kushtetues

January 26th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Një komision apelimi në Kosovë hodhi poshtë kërkesën e Albin Kurtit për të kandiduar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e konsideruar vendimin tani e tutje dhe një normë kushtetuese për vendin, e cila ka fuqi mbi çdo kuadër tjetër ligjor.

Pas kësaj Kurti vazhdon të këmbëngulë se do të kandidojë dhe e ka çuar çështjen në Gjykatë Supreme.

Përfundimi është i qartë për të gjithë. Albin Kurti dhe deputetët e tjerë të dënuar nuk mund të kandidojnë.

Por beteja e Albin Kurtit ka të bëjë me diçka tjetër.

Albin Kurti nuk humbet asnjë votë nga fakti që nuk kandidon. Biles mund t’i shtohen votat për Vetëvendosjen, duke u viktimizuar. Ai po ashtu nuk humbet autoritetin brenda partisë nga kjo masë, përkundrazi me atë mentalitet që ka partia e tij, karshillëku ndaj ligjit është vlerë.

Arsyeja përse Albin Kurti e bën këtë betejë është pikërisht kjo. Ai kërkon t’i imponohet shoqërisë në Kosovë duke mos respektuar ligjin. Beteja e tij politike përveçse viktimizim të tij forcon perceptimin se ai është një “Lider suprem”, që nuk pyet për ligjin, Kushtetutën dhe institucionet, pasi ka popullin nga pas.

Kjo është beteja reale e tij këto ditë.

Nuk ka lidhje me kandidimin se kandidimi është punë e mbaruar që nuk lejohet. Fletën e votimit e prodhon KQZ. Nuk është as punë e votave. Se ato do t’i marrë, ndoshta më shumë. E gjitha është një kryengritje kundër shtetit, dhe ligjit, për t’iu imponuar si “lider suprem”, dhe duke kërcënuar përmes një kukulle që kryen detyrën e Presidentes dhe që kërcënon KQZ se do ta shkrijë nëse zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Qëllimi i tij është të prezantohet si dikush që nuk pyet për askënd, as për Kushteutën as për ambasadorët e Quintit në Kosovë që u detyruan të dalin me një qëndrim të përbashkët duke bërë thirrje të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Për kaq e bën të gjithë këtë rezistencë false.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Po zihen kush e bën më të mirë kasaphanën
Previous article ENDRI KAJSIU/ E pavërteta “Ndragheta”, një kurth i përsëritur mediatiko-politik

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k