• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ E pavërteta “Ndragheta”, një kurth i përsëritur mediatiko-politik
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ E pavërteta “Ndragheta”, një kurth i përsëritur mediatiko-politik

January 26th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Tashmë është një zakon i vjetër, një sëmundje profesionale e medias shqiptare, që në çdo rast mediatizimi të dosjeve gjyqësore, priret t’i publikojë, përpara se t’i lexojë. Dhe kështu, dosja kthehet në ushqimin e ditës për këdo, edhe në ushqimin e mbrëmjes për banaqet televizive, ku gatuhet gjella e shpejtë e debateve politike, aty ku flitet për çdo gjë, pa thënë asgjë.Kështu ngrihet një stuhi në gotë që përfshin këdo, të madh e të vogël, në biseda kafenesh apo studio televizive ku gjithë diskutimet vërtiten rreth citimeve të pjesshme të bëra publike nga dosja, por jo me thelbin e vetë çështjes. Kjo stuhi citimesh, e më pas interpetimesh mbi secilën nga këto sipas interesave të caktuara politike, ngritja mbi këto citime e narrativave të reja politike, sjellin me vete një kosto të madhe për shoqërinë dhe opinionin publik: asgjënë si barrë për mëndjet dhe veshët e njerëzve të zakonshëm.

Praktikisht, i njejti kurth i ngritur nga media e përmes medias për njerëzit, është ngritur ditët e fundit me të ashtquajturën dosje “Ndragheta”, ku thelbi i debatit mbetet pyetja nëse konfirmojnë këto përgjime përfshirjen e zyrtarëve shqiptarë në pazare me klanin mafioz italian… Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje do të mjaftonte vetëm një orë, në mos më pak, duke i kursyer qytetarëve ushqimin toksik, politiko mediatik, shkurt dhe thjesht duke lexuar siç duhet atë dosje hetimore, në të cilën saktësohet se klani mafioz nuk ka arritur të depërtojë në Shqipëri, as duke ndikuar nivelet e vendimarrjes, e as përmes investimeve.

Në dosjen e prokurorisë italinë thuhet shprehimisht se “pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njëri tjetrin për investime që do të bëhen në Shqipëri, ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës për të cilin ka pasur konflikte mes ortakëve”.Mjafton ky paragraf për të kuptuar se sa shterpë është i gjithë diskutimi që bëhet në studio televizive, ku kërkohet të gjendet me patjetër një kriminel shqiptar, vetëm e vetëm sepse disa italianë janë mburrur në telefon për kontaktet e tyre në Shqipëri.

Të besuarit e kësaj logjike në anë tjetër, është sa për të qeshur, edhe për të ardhur keq, për nivelin e arsyetimit ideor, argumentativ dhe publik që imponohet dhunshëm përmes ekraneve televizive, te qytetarët, të cilët nga media presin me besim qartësim dhe saktësim. E kur kjo logjikë, i bashkëngjitet qëllimisht narrativës së pafaktuar opozitare për lidhje të shtetit shqiptar me krimin e organizuar ndërkombëtar, kurthi “Ndragheta” bëhet edhe më kërcënues, si për interesin publik, si për interesin qytetar, në thelb të të cilit qëndron e vërteta.

Sepse ajo që për median është sensacion, për opozitën ushqim i politikës së ditës, për qytetarët është mohim i së drejtës së tyre për t’u informuar me vërtetësi dhe saktësi.

E pavërteta “Ndragheta” na rrezikon të gjithëve në fakt, qoftë si individë që u fyhet inteligjenca, por edhe si viktima të drejtpërdrejta nesër, të këtij kurthi, që po kaq kollaj, me një llaf goje, mund të lidhë secilin nga ne, me Ndraghetën, Siçilinë apo Kolumbinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Vetviktimizmimi” i Albinit, si revansh ndaj rendit kushtetues
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k