• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LEDI SHAMKU: Portale që dridhin dhe shkundin!
Home
Blog

LEDI SHAMKU: Portale që dridhin dhe shkundin!

November 17th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Titujt e portaleve që u referohen lajmeve që kanë lidhje me shqiptarët, shqipen ose shqiptarinë, meritojnë një studim të vërtetë antropologjko-kulturor (për të mos thënë edhe psikologjik).

Titujt shpesh formulohen kështu: Tronditet Greqia… Alarmohen serbët…., Dridhet Beogradi…., Ngrihet në këmbë Athina…, Shkundet nga themelet historiografia botërore…., Mbeten pa gojë grekët… etj etj etj. Ti thua me vete: ç’bëri vaki? U gjet më në fund antropoidi që fliste pellazgjishto-ilirishto-shqip e që banonte njëherazi në Beograd, Athinë dhe Tiranë?! Në të vërtetë jo, asgjë e tillë. Ndonjë aktori i hamendësohet origjina shqiptare, ose historiografisë i është shtuar ndonjë hipotezë (po atë punë ka ajo, të hipotezohet).

Veçse këto tituj janë shenjë e keqe. Janë shenjë e një mendësie që ende nuk ka dalë nga bunkeri i vetërrethimit. Janë shenjë e një stadi ende fëminor të arsyes, dhe stadi fëminor dihet që është egocentrik, pandeh se bota rrotullohet për të dhe rreth tij.

Këto tituj më kujtojnë një ngjarje që më pati kallxuar dikur Artan Lame: andej nga zonat e thella të Kolonjës, në kohën e Luftës kishte inkursione ajrore. Një bari sheh një kaçatorr që fluturon ulët e i tremb tufën, nxehet, mbush dyfekun edhe bamp – thes e në tokë kaçatorri me gjithë pilot italian. Fshati i bëri këngë bariut, dhe bëmën ia kallxoi gjatë e me breza. Në 1997 dogjëm vendin dhe erdhi bota të na shuante.

Erdhën dhe ca ushtarakë të huaj andej nga fshati i bariut të Kolonjës. Bariu kuptohet kish rrojtur sa kish dashur, me famë e me bujë fshatçe dhe dikur kish ndërruar jetë. Por s’kish ndërruar jeta e mbyllur aty, ndaj me të parë ushtarët e huaj, ndonëse pas 60 e kusur vjetësh, dikush u zgjati kutinë e duhanit dhe i pyeti: Pa hë more djema, ç’thotë Evropi tani për bariun tonë?

Të dashura portale, qetësoni titujt. Evropi nuk dridhet as shkundet prej bariut tonë. Jemi komb me fqinjë e me kushërinj, me dashuriçka e me hatëre si gjithë të tjerët. Kaq.

Me shkencën ama e kemi disi keq punën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI: Mbi bashkëjetesën e Amerikës me politikanë të korruptuar të Ballkanit
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ: Gjakmarrja e përdorur

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k