• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Vajtimi” hipokrit për largimin e kongresmenit Engell
Home
Blog

MERO BAZE/ “Vajtimi” hipokrit për largimin e kongresmenit Engell

January 5th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Kongresmeni legjendar i demokratëve në Nju Jork, Eliot Engell, ka mbajtur fjalimin e lamtumirës së tij nga politika, pasi ka dalë në pension. Ai ka patur një lidhje të veçantë me komunitetin shqiptar në SHBA dhe është angazhuar fuqimisht në çështjen e Kosovës prej viteve ‘90.

Me ikjen e tij shikoj një vërshim urimesh e mirënjohje nga politikanët shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, duke postuar fotografi me të dhe duke e falenderuar për kontributin e tij për shqiptarët.

Shumica e atyre që e urojnë janë në të vërtetë problemi i shqiptarëve në politikën amerikane, që as Eliot Engell dhe as politika amerikane nuk ua zgjidhi dot.

Urimet më panagjerike për të nga Shqipëria i kanë bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk po llogaris Kastriot Islamin, se ai e bën instiktivisht po lexoi që e ka bërë Berisha.

Në fakt, Eliot Engell ishte një mik i sinqertë i shqiptarëve, të cilin shumica e politikanëve shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, e përdornin për të bërë fotografi dhe për t’u dukur pro-amerikanë. Eliot Engell nuk ishte për ata dikush që ata e dëgjonin dhe respektonin, por dikush që e përdornin.

Në krizën e vitit 1995, kur Berisha ktheu nga kufiri në Kapshticë kongresmenin Tom Lantosh, se shoqërohej me Nikolas Gejxh, të cilin e shpalli person “non grata”, ai refuzoi po ashtu dhe ndërhyrjen e kongresmenit Engell, për këtë çështje.

Më 1996, kur refuzoi takimin me nën-sekretarin e Shtetit Timothey Uirth, përsëri zoti Berisha zmbrapsi një vizitë të Engellit në Shqipëri për ta bindur të mos përballej me politikën amerikane pas vjedhjes së votave më 26 maj.

Kjo është tipologjia e sjelljes së gjithë politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Engellit.

Ai ishte një politikan i urtë, i dobishëm për shqiptarët që donin vërtet SHBA, por jo për shqiptarët që donin të përdornin SHBA-në.

Të gjithë këta që “vajtojnë’, aq sa të duket sikur Eliot Engell ka vdekur, nuk janë shqiptarët që nderojnë Engellin si një kongresmen amerikan pro shqiptar, por janë shqiptarët që u ka ikur një njeri me të cilin dilnin foto në Uashington e gënjenin shqiptarët këtu.

Eliot Engell nuk refuzonte askënd. Ai mund të udhëtonte der në Miçigan nëse e thërrisnin 20 shqiptarë në një takim. Mund të takonte çdokënd e të dëgjonte të gjithë.

Por politikanët shqiptarë nuk e donin për ta dëgjuar, por për t’u fotografuar dhe për të mbushur defiçencat e tyre në Tiranë, që të dukeshin si pro-amerikanë. Ndaj sot askush nuk ka asgjë për të treguar për të, përveç fotografive.

Ai ishte politikani i duhur për ta, pasi nuk i poshtëronte publikisht, ose nuk i refuzonte, por thjesht i linte ta përdornin.

Ndaj sot, të gjithë ata që kanë pasur probleme me SHBA si politikanë, të gjithë ata që kanë paguar miliona të duken si pro-amerikanë, po qajnë dhe për Eliot Engellin, pasi me atë dilnin foto pa lekë dhe sa herë që nuk i priste askush në SHBA e kishin të sigurtë një foto tek kafja e Kongresit.

Tani ai iku nga Kongresi. Ua qaj hallin me kë do dalin në foto, kur mos t’i presë askush. Vetëm po gjetën Fatmir Mediun rrugëve t’i prezantojë me ndonjë amerikan që ngjan si kongresmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Shqipëria, që nuk e njohim dhe nuk duam ta shohim
Previous article FRROK ÇUPI/ Gjeneral Megafoni dhe Mjerimi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k