• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Rikthimi tek qeveria politike
Home
Blog

MERO BAZE/ Rikthimi tek qeveria politike

December 29th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Niko Peleshi duhet ta mbaj shënim datën 28 Dhjetor. Dy vjet më parë ai u largua më 28 Dhjetor nga kabineti, pasi Edi Rama tentoi të bëj një eksperiment të ri me ministra jashtë partisë. Pas dy vitesh, ai i duhet sërisht Edi Ramës me autoritet në Qarkun e Korçës, dhe u rikthye.

Dy ministra të rinj nga Kosova, Besa Shahini dhe Gent Cakaj, në dy ministritë më të rëndësishme, Lleshaj që kishte shkuar dy muaj më parë tek Ministria e Brendëshme, Denaj tek financat, Balluku tek superministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, ishin ndryshime që buronin nga siguria që Edi Rama ndjente pas bilancit pozitiv të 2018, rritjes së turizmit dhe mbarëvajtjes së ekonomisë.

Por ministrat e rinj nuk patën fatin të vihen në provë si individualitete. Për fatin e mirë të tyre dhe të keq të Shqipërisë, dy vitet që pasuan 2018 u kthyen në vite të zi, sa i përket fatkeqësive natyrore. Tërmeti në fund të vitit 2019 dhe më pas pandemia, zhdukën proflin e figurave në qeveri dhe e kthyen kabinetin në një repart mbijetues para një situate të jashtzakonshme, ku peshën kryesore e mori Edi Rama.

Ai përballoi me sukses personalisht pasojat e tërmetit shkatërrimtar duke arritur të siguroj një financim prej 1,15 milardë euro, një shifër që do të ishte kthyer në një begati ekonomike, sikur 2020 të mos ofronte një tjetër gjëmë që izoloi ekonominë dhe gjithë botën, nga e cila ende nuk kemi shpëtuar

Por krahasuar me parashikimet e zymta të filim vitit ekonomia shqiptare është shumë herë më mirë nga sa pritej. Kjo fal industrisë së ndërtimit e cila nuk pushoi së funksionuari dhe faktit që ekonomia shqiptare është e diversifikuar mes bujqësisë, turizmit dhe ndërtimit.

Turizmi e cila ëhstë dega që pritej të futje në kolaps mbijetoi fal turizmit të brendshëm dhe atij të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Natyrisht nuk pati suksesin e vitit 2019, por i mbijetoi goditjes.

Bujqësia dhe ndërtimi thuajse nuk u prekën në tërësinë e tyre, për të mos thënë që ndërtimi kompesoi dhe shumë nga humbjet e tjera të ekonomisë.

Në një farë mënyre tërmeti u bë një “antivirus” për ekonominë tonë, pasi mobilizoi energji të reja në ndërtim dhe mbajti gjallë degën kryesore që ndikon në rritjen ekonomike në vend.

Dy vjet pas ndryshimeve të fundit, dy ministrat e ardhur nga Kosova, nuk janë më në kabinet, edhe pse kanë për të mbetur në historinë e qeverive tona, si të vetmit ministra për të cilat nuk ka asnjë akuzë, as më të voglën për korrupsion apo abuzim me detyrën, çka nuk mund të thuhet për ministrat tanë në çdo kohë.

Ky integritet i tyre ka qenë jo pak, një një problem që ngjallte zili, frustrim dhe sulme të pabesa ndaj tyre, për shkak se ata ndjeheshin të huaj në një vend ku nuk kishin lidhje me klane mafioze, sekserë dhe njerëz që i kanë gati strukturat e korrupsionit.

Dy vjet më pas ata nuk janë më në qeveri, pasi katër muaj para zgjedhjeve qeveria ka nevojë të jetë më politike, më elektorale, dhe natyrisht më e lidhur me fijet që bashkojnë bazën e partisë me pushtetin. Por standarti i pastërtisë së tyre do të jetë për shumë kohë pengesë për çdo ministër të kësaj qeverie.

Denaj dhe Balluku duket se janë dy të mbijetuarat nga ndryshimet e viit 2018, që po integrohen si ministre politike, duke qenë kandidate për deputetë në zgjedhjet që vijnë, ndërsa ndryshimet e vendeve të ministrave të tjerë janë thjeshtë llogari politike.

Tani Edi Rama po shkon drejt kërkesës për të marrë mandatin e tretë me një qeveri politike, aq sa mund të quhen politikë, gjithë njerëzit e prodhuar prej tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERION BRAÇE/ Lista e falenderimeve shkon për mjekët dhe infermierët, shëndeti i pari
Previous article ILIR BEQAJ/ Shkodra e dekadës së ardhshme

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k