• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Konspiracion me kovid, mulla e spitale
Home
Blog

ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Konspiracion me kovid, mulla e spitale

December 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Po të zuri, sakën se shkon në spital – më këshillonte kasapi ndërsa po coptonte një kofshë viçi për të nxjerrë ragu. Ishte i bindur si një e një që bëjnë dy, se të moshuarit me kovid, që shtroheshin në spital, i shpinin drejt e në morg. Si të mos mjaftonte mynxyra që rrëfente këmbëngulte se këtë ia kishte thënë komshiut të vet i kunati mjek.

Siguria e kasapit më kujtoi një kamarjer të ngeshëm që, në një bar thuajse të boshatisur në bregdetin e Qerretit, shtatorin e shkuar, më tregonte historinë e nënës së një imami. E kishte shkruar vetë efendia në fejsbuk, këmbëngulte.

Meseleja qe e thjeshtë, imami kishte shtruar në spital të ëmën se lëngonte nga kovidi dhe kishte dalë të blinte ilaçet e rekomanduara prej mjekut. Siç janë spitalet tona, komentonte kamarieri, s’kanë ilaçe dhe shtiren se të bëjnë nder, kur të thonë se e gjen në filan farmaci. Kur imami qe kthyer në pavjon i kishin thënë se e ëma kishte vdekur, ndaj e kishin mbartur në morg.

I alarmuar kishte zbritur në morg, kishte gjetur të ëmën në kllapi, e kishte marrë e shpurë në një spital privat dhe kështu plaka e gjorë kishte shpëtuar. Kamarjeri shtonte  se kishte dëgjuar që kseberja e të moshuarve në spitalet publike ishte gjë e zakonshme, madje mjekët shpërbleheshin me një lloj honorari për çdo plak a plakë të hequr qafe. Janë shtuar shumë pensionistët , arsyetonte, dhe shteti s’e ka të lehtë t’u paguaj pensionet, rimbursimet e ilaçeve e më the e të thashë.

Me mirësjellje i thashë se nuk besoja që të afërmit e pacientëve me kovid lejoheshin të hynin në ambjentet e infektivit. Po kamarieri kembënguli dhe më siguroi se imami nuk kishte pse trillonte, për më tepër si njeri i perëndisë. Ishte e kotë të vazhdoja diskutimin e t’i thoshja se rrëfenja me nënën e imamit ishte e pabesueshme dhe kërciste në shumë detaje. Ata që besojnë teoritë konspirative nuk para pëlqejnë analizat e detajuara, u mjafton të lidhin dy-tri fakte në rend shkak – pasojë dhe petulla është gati për treg.

Pak më vonë, duke shetitur buzë detit, iu riktheva dhe një herë rrëfenjes së kamarjerit dhe, mbështetur mbi kundërveniet ‘imam – mjekësi’ dhe ‘spital publik – spital privat’, pata ngasjen të zbuloja grupe e synime djallëzore. Nisa të dyshoja se rrëfenja ishte stisur për interesa feje a biznesi, dmth spitalesh private.

Por kjo zgjati vetëm pak çaste se ai tjetri, që fle brenda meje, u zgjua dhe me zë përqeshës nisi të më thoshte: mëndje e zgjuar dole, mbi konspiracionin e kamarjerit po ndërton konspiracione ala Sherlok.

Ku  ta dish se rrëfenjat me konspiracione, aq të hasura gjatë kësaj pandemie, nuk burojnë aq nga jashtë se sa nga brenda nesh. Frikërat dhe pasiguritë përballë rrezikut të infektimit përpiqemi t’i bëjmë zap duke zbuluar keqbërës e synime djallëzore, sipas parimit: më mirë përballë armiqsh të njohur e të parashikueshëm sesa përballë të panjohurës e kaotikes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Për “Bonnie and Clyde” të Kosovës dhe të tjerët në Tiranë
Previous article ARTUR AJAZI/ “Shkatërruesit e ushtrisë duhen ndëshkuar, ligji zbatohet edhe pas 100 vitesh”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k