• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga Covid të zv/ Kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga Covid të zv/ Kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?

November 22nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Dje u nda nga jeta Prof. Bashkim Kopliku.

Për ata që janë të rinj po ju kujtoj se ai:
Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993.

Dje ai ndërroi jetë në avion teksa po shkonte në Itali për tu kuruar nga Covid19.
Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari.
Sali Berisha e kishte zv/kryeministr por si zakonisht e kishte hedhur rrugve sespe ashtu ka bërë 100% me çdo numrrat dy në parti.
Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë nunrat 2 dhe zv/kryeministrat.

Bashkim Kopliku
Dashamir Shehi
Gramoz Pashko
Ilir Rusmaili
Bamir Topi
Gazmend Oketa
Jozefina Topalli

Vet i zgjidhte dhe vet i denigronte.
Vet i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtar.

Sali Berisha i hedh rrugve duke i vrarë politikisht, por më pas hyn në hasmëri për së gjalli dhe për së vdekuri.
Aq shumë i urren sa nuk i uron dot as kur ndrrojnë jetë.
Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij.
Populli thotë:“Djalli fshihet në detaje”
Tradita e dhe Kanuni Malsisë Gjakovës e kërkojnë qē sot ai, të ishte në krye të funeralit sepse humbi bashkpuntorin më elitar, të viteve të lavdishme të Partisë Demokratike, por fatkeqsisht, ai nuk shpenzon as dy rreshta ngushëllim për njeriun e tij të afërt që ndrroi jetë.
Nuk ja fal kritikat që Bashkim Kopliku i përi këto vitet e fundit.
Urrejtja i ka errur sytë për të harruar çdo Kanun apo traditë shqiptare.
Urren çdo kënd që i del kundër në këtë botë dhe botën tjetër.
Për Berishën, Bashkimi është një kufomë, që nëse do kish mundësi do përdorte si arkivolin e Azemit për të hapur dyert e kryeministrisë apo si kufomat e Covid19 që kanë mbushur portalet e Partisē Demokratike.
Veçse nuk është i aftë të kuptoj se në frigoriferin e morgut ka futur Partinë e tij, që e krijoi me Bashkimin, Azemin, Gramozin, Banirin, Dashin, Jozefinën, Astritin, Meksin …….
Lamtumirë Bashkim Kopliku: o burr fisnik dhe elitar. Ty sot të nderon Shqipëria, pavarsisht se të harroj partia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Burra si Bashkim Kopliku gjithmonë i mbetet historisë që t’i lartësojë në faqet e saj
Previous article FLOGERT MUÇA/ Filmi me të vdekur, si konfirmim i vërtetësisë së akuzave mbi Bashën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k