• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 13th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Filmi me të vdekur, si konfirmim i vërtetësisë së akuzave mbi Bashën
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Filmi me të vdekur, si konfirmim i vërtetësisë së akuzave mbi Bashën

November 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ajo që shqiptarët kanë parë e dëgjuar këto dy ditë nga Lulzim Basha dhe opozita në përgjithësi ishin të paimagjinueshme që mund të dilnin nga goja e atyre që duan të qeverisin vendin pas 25 prillit. Vetëm për t’i ikur debatit të cilit Lulzim Basha nuk i jep dot përgjigje, opozita ka thënë fjalën e fundit duke bërë politikë me të vdekur e me morgje.

Lulzim Basha ka një problem të madh në raport me të vërtetën, ai nuk e thotë dot atë sepse mendon se do i përdoret kundër. Ai ka kompleks nga ajo që ka bërë si ekspert ligjor në Kosovën e pasluftës edhe pse në fund të fundit ka bërë një punë për të cilën paguhej.  E nga sikleti që po i jepte ky debat publik, ai guxoi dhe foli për të vdekur e shifra që sipas tij nuk ishin të sakta. Por, nuk u ndal me kaq.

Filmi i tij për të zbehur debatin mbi rolin e tij në hetimet kundër UCK-së, kishte patur dy pjesë, ku e dyta ishte e tmerrshme, e pashpirt, e që të linte të kuptoje se kjo opozitë ka prekur me plot kuptimin e fjalës fundin. Mbrëmë, Lulzim Basha dhe aleatët e tij (politikë e mediatikë) nxorrën pamjet nga morgu, duke shkaktuar një reagim të fortë në rrjet, i cili ishte në masë dërrmuese, dërrmues për Lulzim Bashën vetë.

Kjo taktikë e Bashës për të mos folur për të shkuarën e tij, i cili bën gjithçka duke prekur edhe fundin njerëzor, tregon se halli i tij në raport me CV-në e tij është më i madh nga ç’mund ta mendonim deri dje. Fakti që Lulzim Basha përdor si argument morgun për të shmangur debatin, tregon se në fakt ajo për të cilën ai akuzohet nuk është theshtë një histori e paqartë, por një histori shumë e qartë dhe e pastër të cilën Basha do të bënte çmos që të mos dalë në dritë. E këtu nuk ka kursyer as morgun e të vdekurit, si të vetmen temë e cila mund  të zbehë historinë që fshihet brenda Bashës si brenda një morgu, ku viktima janë Ushtria Clirimtare e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga Covid të zv/ Kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?
Previous article ASTRIT PATOZI/ Ky debat makabër, si pasqyra e degradimit tonë moral

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k