• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Loja e Lulit dhe Monikës me pandeminë përballë botës së gjunjëzuar
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Loja e Lulit dhe Monikës me pandeminë përballë botës së gjunjëzuar

November 10th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Me tregoni nje vend ne Europe, nje te vetem qe sot te mos jete duke u perballur me te njejtat sfida ne sistemin shendetesor sic po perballet Shqiperia. Kudo, ne Itali, Greqi, Gjermani, France, Britani apo Spanje, per te mos folur per vende me te vogla e jo kaq te zhvilluara, spitalet jane te tejmbushura me paciente Covid. Terapi intensive pa shtreter te lire, ambulanca qe presin ne rradhe per te transportuar paciente ne gjendje te rende, mjeke dhe infermiere te rraskapitur nga kjo lufte qe ka hyre ne muajin e nente dhe ne fazen me te rrezikshme te saj.

Shume prej nesh, qe kishin mjaftueshem mundesi financiare per te udhetuar jashte, zgjidhnin gjithemone spitalet ne Itali, Greqi apo Gjermani per tu kuruar ne rast nevoje. Kjo sepse, sigurisht, spitalet ne keto vende jane me te zhvilluara se tek ne. Por, coronavirusi i gjunjezoi edhe ato, spitalet e vendeve ku ne shihnim shpresen per tu sheruar, sa here kishim ndiheshim te semure.

Me tregoni nje vend te vetem ne Europe, pervec Shqiperise, ku opozita sillet si ketu tek ne. Me role te ndara qarte, njeri polic i mire dhe tjetri polic i keq. Monika qe cdo dite del ne ekran per t’u bere thirrje shqiptareve qe te mos rrespektojne rregullat e vendosura ne te gjithe boten njesoj, nga komuniteti i mjekeve. Mos mbani masken, qendroni prane njeri tjetrit, sfidoni virusin se ai nuk egziston. Vetem e vetem per te krijuar kaos, per te rritur numrin e te infektuarve, me shpresen se heret a vone sistemi shendetesor do te kolapsoje edhe ketu, njesoj si ne thuajse cdo vend tjeter te Europes. Dhe nga ana tjeter Luli, qe cdo dite ne konference per shtyp i gezohet cdo humbje jete me shpresen se gjendja do te rendohet edhe me shume. Luli, qe cdo dite akuzon mjeket, ata qe jane heronjte e vertete te kesaj lufte e qe per muaj me rradhe jane ne vijen e pare te betejes. Luli, qe endrrat e tij per spitale te tejmbushura e paciente te dergjur ne dysheme korridoreve te spitaleve ka filluar t’i artikuloje me ze, cdo dite ne ekran.

Jemi ne nje situate te paprecedente per gjeneraten tone. Nje pandemi qe ka goditur ngado e kudo. Nje virus qe nuk pyet nese je vend i zhvilluar apo i varfer, por vetem infekton e vret. Nje situate ku vendet me te zhvilluara kane zgjedhur masa shtrenguese shume here me te forta se ne Shqiperi, pasi spitalet e tyre nuk ia dalin dot te perballen me kete emergjence. Por pavaresisht kesaj, pavaresisht se kjo eshte nje krize qe ka goditur mbare globin, Shqiperia mbetet nje vend unik. Jemi unik pasi kemi Lulin. Qe ne mes te pandemise sillet si asnje opozite tjeter ne bote.

Me gjeni nje vend ne Europe qe nuk po perballet sot me sfidat shendetesore te Shqiperise. Me gjeni nje opozite ne Europe qe helmatis dhe baltos cdo dite si Luli dhe Monika.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Zoti Basha, PD në rrethe nuk ekziston
Previous article MERO BAZE/ Më shumë se sa një "tradhtar", Lulzim Basha është thjesht një gënjeshtar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k