• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Çfarë do të ndryshonte me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë?
Home
Blog

ANALIZA/ Çfarë do të ndryshonte me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë?

October 31st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në politikën e jashtme nuk do të ndryshonte praktikisht asgjë: Lufta me Kinën pranohet nga ”Deep State”, ashtu si raportet e këqija me Iranin dhe ato të shkëlqyera me Izraelin. Vetëm raportet me Francën dhe Gjermaninë do të përmirësoheshin.

Fushata elektorale 2020 në Shtetet e Bashkuara është një lloj slite rrëshqitëse që nuk përfundon asnjëherë së rrëshqitur e rrotulluari nga çdo anë. Por ka ardhur momenti për të pyetur se në çfarë mënyre politika e një presidence eventuale Biden mund të dallohet nga një mandat i dytë Trump. Përgjigja do t’ju habisë.

Le ta fillojmë nga politika e jashtme, fusha në të cilën Donald Trump, gjatë viteve të fundit, i ka çuar në mënyrë të përsëritur në fibrilacion mediat globale, duke i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën; ka hedhur poshtë marrëveshjen bërthamore me Iranin; ka braktisur Organizatën Botërore të Shëndetësisë mu në mesin e një pandemie; ka vendosur në pikëpyetje impenjimet amerikane në NATO; ka tentuar një riafrim me Korenë e Veriut; ka spostuar ambasadën amerikane në Jeruzalem dhe ka njohur sovranitetin izraelian mbi Lartësitë Golan; ka shpërthyer një luftë të ftohtë teknologjike më Kinën, pa llogaritur kërcënime dhe shantazhe tregtare në breshëëri, të drejtuara në mënyrë indiferente sa ndaj armiqve historikë, aq edhe ndaj aleatëve më besnikë.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha tronditjeve të mëdha të shkaktuara nga politika e tij, Trump nuk ka arritur ta modifikojë në mënyrë domethënëse trajektoren gjeopolitike globale gjatë këtyre 4 viteve të fundit (ose, të paktën për momentin, jo akoma). Teorikisht, Shtetet e Bashkuara kanë braktisur Marrëveshjen e Parisit për Klimën, OBSH dhe marrëveshjen bërthamore më Iranin, por secila prej këtyre lëvizjeve mund të ppërmbyset ose anullohet nga një President i ri në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht të gjitha gërricjeve verbale, Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar në NATO. Koreja e Veriut përfaqëson një kërcënim të pandryshuar, ashtu si përpara presidencës Trump, pavarësisht të gjithë samiteve që kanë pasuar njëri tjetrin këto kohët e fundit.

Për sa i përket Kinës, të dy rreshtimet politike amerikane shqetësoheshin përpara ngjitjes gjeopolitike të këtij vendi, shumë përpara ardhjes së Trump. Për më tepër, objektivat e politikës së jashtme të cilat Trump kishte më për zemër – tërheqja e trupave amerikane nga teatrat e luftës dhe fillimi i raporteve më të përzemërta me Rusinë – janë penguar nga një politikë e brendshme aq e egër sa për t’i lejuar bërjen e vetëm disa hapave të vogla përpara.

Me llogaritë e bëra, kjo nënkupton se edhe në politikën e jashtme presidenca Biden nuk do të jetë shumë e ndryshme nga ajo e paraardhësit të tij. Sigurisht, Joe Biden do të ngutet që të rilidhë kontaktet me Parisitn, OBSH dhe Teheranin, edhe pse mund të jenë të nevojshme negociata të mëtejshme. Aleatët e NATO (për të mos folur për partnerët tradicionaalë e Shteteve të Bashkuara) do të ndjeheshin të siguruar nga rikthimi i një Presidenti amerikan që nuk dëshiron me çdo kusht destabilizimin e aleancave historike. Por për atë që ka të bëjë me zhvillimet më substanciale, një presidencë eventuale Biden, pa shumë mëdyshme, do të pranojë konturet e Lindjes së Mesme të vendosura nën Trump (normalizimi i raporteve midis Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Izraelit mbetet në fakt një sukses i madh i presidencës Trump, pavarësisht se ka kaluar thuajse pa u vënë re në javët e fundit).
Nën udhëheqjen e Biden, Shtetet e Bashkuara do të ndjekin linjën e ashpër kundër Kinës, e mbështetur nga të dy rreshtimet politike amerikane. Ama edhe në këtë rast, stili i ri retorik (anipse jo akoma politik) i Presidentit Biden do të rezultojë vendimtar. Në fakt, konfrontimi konstruktiv me vendet e tjera, mike apo armike qofshin, redukton dhe zhduk motivet e mosmarrëveshjes, duke shmangur shpalosjen e tyre në konfliktualitete.

Politika e brendshme amerikane është e destinuar që të ndryshojë më thellësisht në rastin e një fitoreje të Biden, sidomos për shkak të kërcënimit të zgjatur të pandemisë. Në ndryshim nga ekipi i Trump, ekipi i Biden do të jetë i gatshëm të punojë në marrëveshje me komunitetin shkencor amerikan në vend që ta pengojë atë. Pastaj, nëse demokratët do të arrijnë të sigurojnë mazhorancën në Senat, sipas çdo gjase do të rriten ndërhyrjet shtetërore stimuluese në ekonomi.

4 vite presidence Trump kanë kontribuar që baza demokrate të spostohet fuqimisht drejt së majtës, duke marrë me vete edhe Biden, pozicionet e të cilit për më tepër janë tradicionalisht centriste. Një fitore e mundshme e demokratëve në Senat do të nënkuptonte veç të tjerash një presion më i fortë ndaj kompanive të mëdha dhe ndaj atij 1% me të ardhurat më të larta, me revokimin e shkurtimeve fiskale të futura nga Trump, një lëvizje e lehtësuar nga subvencionet e dhëna për pandeminë, që bëjnë tashmë të duken më pak kontradiktorre ndërhyrjet dhe vigjilenca nga ana e organeve federale. Por edhe në rast se demokratët nuk do t’ia dilnin ta siguronin mazhorancën në Senat, sipas të gjitha gjasave Presidenti Biden do të realizojë modifike të thella nëpërmjet një politike të re normative, sidomos në frontin e klimës e të mjedisit.

Sigurisht, të flasësh për retifikime të politikës normative nuk është ekuivalente më shpalosjen e atij «ndryshimi rrënjësor» të uruar nga të gjitha anët dhe kjo mund t’i zhgënjejë ata që presin të shikojnë të shfaqet një botë e re nga fitorja elektorale e Biden më 3 nëntor. Ama presidenca Biden do të shërbente për t’u kujtuar të gjithëve se edhe për një superfuqi si Shtetet e Bashkuara ndryshimet e vërteta politike nisin në shtëpi. (Ian Bremmer për Corriere della Sera, përgatiti Armin Tirana)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha po e çmend më shumë se Edi Rama, Ilir Metën?
Previous article ENDRI KAJSIU/ Pse e mbyllën brenda Lulzim Bashën?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k