• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MIMOZA AHMETI/ Poeti Laureat dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
Home
Blog

MIMOZA AHMETI/ Poeti Laureat dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

October 28th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Poezia eshte nje fenomen kaq i perhapur ne vendin tonë. Shpjegime të ndryshme ka rreth këtij masiviteti të shtrirë në mosha dhe shtresa.

Disa mendojnë se poezia lidhet me aspiratën e shprehjes së lirë dhe të cfarëdolloj lirie. Disa mendojnë se poezia është një art i tejkaluar që nuk gjen më tërheqje immediate si dikur. Madje në fillimet e demoktacisë u bë e modës besdisja e padurueshme me pyetjen që u drejtonin gazetarët poetëve, “ A mendoni se ka vdekur poezia”? Kjo pyetje u bë sa bajate aq edhe nevrastenike derisa më në fund dhe vetë pyetja u harrua dhe u duk sikur modën e botimit e pushtoi romani social politik, historik, repotazhor, intrigues që shkonte jek e jek me politikën bashkëkohore që zevendësoi mediat.

Por këtë vit ndodhi edhe befasimi me cmimin Nobel të radhës. E fitoi poetja Amerikane, Louise Gluck, e cila edhe pse e botuar në Europë, nuk kishte terhequr vemendje të gjere publike si tani. Kjo lëvizje në politikën e cmimeve nuk mund të ishte rastësore.

Përse u ndie nevoja të kthehet fytyra drejt poezisë?

Në vetvete poezia është një tokë imagjinare, një tokë qe ndoshta asnjëherë nuk do të provohet vecsë si imagjinim, e megjithatë kaq e nevojshme për shpirtin. Ajo krijon një objekt me të cilin shpirti identiton edhe pa realitet, përputhet aty në realitetin e tij të padukshëm, shkakohet, duke transcenduar përmes nervave dhe qiellit.

Qysh në kohën e Homerit, shekuj përpara Krishtit, njihej Muza si personalitet i pavarur. Kjo perëndeshë e frymëzimit, së cilës shpesh i kanë kënduar duke pranuar individualitetin e saj sublim: “Këndo, o Muzë, mërinë e Akil Pelidid…kështu edhe fillon Iliada, një nga librat më të vjetër të botës, që bashkë me Biblën ndertoi themelet e Europës klasike.
Në këtë kohë krize, kthimi i vështrimit drejt poezisë është një tërheqje vëmndjeje për këtë zhanër aspirues i cili gjithmonë i ka kënduar shpresës dhe njeriut fenomenal. Njeriut pa emër, ose atij me emër nëpër dramat e njeriut pa emër.

Ndryshe nga proza, poezia është një përcuese e gjuhës së pakontrolluar, e gjuhës së shtyrë nga ndjenja, nga vetmia, nga arratia drejt visesh mendore te reja që së pari shfaqen në gjuhë si zmadhim hapësire, nëpërmjet magjisë dhe fshehtësisë së metaforës, që thotë pa e thënë. Struktura të plota metaorike deri në nivele poezie dhe poeme, kanë aftësi ta transformojnë shpirtin, ta transferojnë atë në brigje të reja kuptimore dhe ndjesore, aty ku nuk shkel dot realiteti i përditshëm normative, duke e bërë poezinë një medicinë energjitike për shpirtin.

Në këtë hapësirë të sensibilizuar Shtëpia e Librit, Tiranë, reagon duke shpallurr konkurimin për Poetin Laureat. Janë përfshirë disa nga emrat më të mirë të poezisë shqipe.

Qendra Kombëtrae e Librit dhe Leximiti, që prej krijimit të saj ka bërë një punë intensive për të promovuar vepra, autorë, përkthime, botime, zëra të dëgjuar dhe më pak të dëgjuar, të letërsisë shqipe, brenda dhe jashtë kufinjve, për të përcjellë eko dhe rifreskim vlerash dhe gjuhe.
Tema abstrakte të fushës së filologjisë kanë zenë vend si dhe lexime poezish e tekstesh ngasëse e informuese.

Ky cmim në vetvete, i ofruar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit si dhe Ministria e Kulturës, përbën një pikë kthese në ndjeshmërinë ndaj artit poetik, i cili edhe pse është përballur disa herë me sfidën e egzistencës, prej racionalizmit triumfues, gjeti përsëri të shtrirë ballë inocensës së tij dhe sinqeritetit, dorën e shoqërisë, e cila kërkon ndihmën e poezisë, ndërsa kupton se nga kriza nuk mund të dilet pa zbutur shpirtërat e egërsuar nga filli i jetës materiale.

Poezia gjithmonë ka përgatitur botën për ndryshim. Ajo asnjëherë nuk ka marë shpërblimin, dhe as nuk e ka tentuar, pasi në egzistencën e saj ajo është imagjinare dhe ndër- identitare, mijë vjet dritë tej realitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Me krahë të lehta, Lul!
Previous article ASTRIT PATOZI/ Të paktën nuk është bandë, Fatos

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k