• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 12th, 2026
  • HOME
ILIR META/ Në kërkim të një presidenti normal
Home
Blog

ILIR META/ Në kërkim të një presidenti normal

October 20th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Tanimë është e padiskutueshme dhe e gjithëkuptueshme, Ilir Meta, nuk është më kryetar shteti në Shqipëri. Edhe pse ai qëndron akoma në Presidencë, edhe pse çdo ditë del dhe gjuan nga frëngjitë e atij institucioni me “gurë” qeverinë, ministrat, kryeministrin, deputetët, dhe së fundi edhe ndërkombëtarët, ai nuk është më kryetar i shtetit. Vendi prej 1 viti e gjysëm, është nevojë urgjente për të gjetur një emër të spikatur, që të jetë apolitik, apartiak, dhe mbi palët, për ti rikthyer Presidencës së Shqipërisë, imazhin dhe ryben e munguar. Politika dhe shqiptarët kanë gjithë të drejtën sot, të kërkojnë largimin e Ilir Metës nga posti që mban mbërthyer me forcën dhe inatin e individit, të kërkojnë nga ai të largohet me urgjencë, pasi vendi rrezikon të mbetet pa kryetar shteti.

Një kryetar shteti që ka humbur legjitimitetin të drejtojë institucionin, është kthyer prej 1 viti e gjysëm në militant dhe kryetar partie, duke rrëmbyer pabesisht dhe me forcë “mandatin” e kryeopozitarit nga kryetari aktual i Partisë Demokratike. Realisht lufta mes tij dhe Lulzimit, ka nisur e nëndheshme, ndërkohë që daljet e shpeshta të Ilirit në “mbrojtje të opozitarizmit”, akuzat e rëndomta të tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit, goja e shthurur dhe fjalori prej “të forti”, e kanë renditur atë ndër oborrtarët e parë të SHQUP-it. Duke dashur të kapë vendin e Lulzimit, Ilir Meta ka dalë krejtësisht nga binarët, aq sa për momentin ai është i pakontrollueshëm. Edi Rama, mbetet njeriu i vetëm me të cilin ai nuk ka mundur, dhe as ka shanse t’ja dalë. Humbja e sigurtë që i ka rezervuar 21 Prillt 2021, braktisja e madhe e LSI, dhe zeroshanset që ka kjo parti për të fituar as 2-3 mandate deputeti, duket se janë burimi i zemëratës së Ilir Metës. Prerja e rrugës së pazareve për të kapur portofole pushteti, largimi dhe vendosmëria e Edi Ramës për ti thënë “JO” çdo afrimi me LSI, kanë nxjerrë nga shinat përfundimisht kryetarin e shtetit. Ilir Meta, asnjëherë, madje as ditën e parë që ka shkelur në Presidencë, nuk ka menduar dhe vepruar si “kryetar shteti” por gjithmonë si kryetar LSI-je. Betimi i tij para Parlamentit të Shqipërisë, ka kohë që është shkelur dhe përdhosur.

Dalja në krah të opozitës e një kryetari shteti, mbetet rast i rrallë që ndodh në një vend demokratik, anëtar i NATO-s, dhe që aspiron fuqishëm të bëhet pjesë e BE. Pasi i shpalli luftë frontale qeverisë, dhe krejt mazhorancës, Ilir Meta e hoqi “kostumin” e kryetarit të shtetit, dhe veshi atë të opozitaristit vulgar. Presidenca sot, ngjet me një zyrë komune diku në Alpe, nga ku kryetari i saj, kapardiset dhe bën “të fortin” me ata që e sajdisin dhe i thurrin lavde. Prej 1 viti e gjysëm, ndërkombëtarët po mundohen të shpjegojnë arsyet e vërteta të qëndrimeve të Ilir Metës, në raport me qeverisjen e vendit dhe përfaqësitë e huaja në Tiranë. Shqipëria demokratike,nuk meriton të mbetet pa presidentin e saj. Sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë urgjente për një kryetar shteti normal, i cili të jetë mbi palët e politikës, dhe garantues i zbatimit të ligjit. Vendit i duhet me urgjencë një kryetar shtetit, madje para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, për të rikthyer dinjitetin dhe imazhin e nëpërkëmbur të institucionit të Presidencës. Shqipëria nuk ka nevojë më për Ilir Metën, njeriun që merret me cic-mice si të ishte çun lagje, njeriun që zbavitet me arkivat e peshëngritjes, duke presionuar dhe kërcënuar kryeministrin dhe parlamentarët, apo dhe gazetarët që kërkojnë nga ai shpjegime të llogjikshme.

Prej më shumë se 1 viti e gjysëm, Ilir Meta po sillet si të ishte de jure kryetar partie në Presidencë, ku në mëngjes shan Edi Ramën në fb, pastaj del para Kryeministrisë, apo tek oborri i PS-së, dhe në çdo ekran televizioni. Presidenti deri tani është mbrojtur nga akuzat duke thënë se po “mbron Kushtetutën dhe shtetin ligjor”, por që në fak i ka shkelur me dy këmbët ato. Një tjetër skandal dhe absurditet i Ilir Metës, është edhe goditja e tij, ndaj dy nismave kryesore të qeverisë, atë të rritjes së pagave dhe atë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Veprime të tilla, ai bën dhe ndërrmer çdo ditë, duke e bërë më urgjente nevojën e gjetjes së një emri të spikatur, ku të përfaqësojë denjësisht institucionin e Presidentit të Republikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ “Lufta për Detin” me Athinën në Hagë: Shanset dhe rreziqet për Shqipërinë
Previous article ILIR BEQAJ/ Të pavërtetat e gazetarit Tomorri

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k