• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 11th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Pse goditet i gjithë tregu farmaceutik njëherësh?
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Pse goditet i gjithë tregu farmaceutik njëherësh?

October 17th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Jam njohur nëpërmjet medias on line me vendimin nr. 717, datë 15 tetor 2020 të Autoritetit të Konkurrencës. U bëra kurioz dhe lexova tekstin e vendimit.

Sipas këtij vendimi, 24 kompani shqiptare që tregëtojnë me shumicë barna dhe pajisje mjekësore janë gjobitur sepse nuk kanë zbatuar vendimin e Autoritetit të Konkurrencës nr. 685 datë 18.03.2020.

Autoriteti i Konkurrencës paska hetuar prej 7 muajsh tregëtimin e atyre që i ka quajtuar “materiale paramjekësore”, më konkretisht (dezinfektant, alkool dhe maska).

U habita me termin “materiale paramjekësore”. Në Shqipëri kemi legjislacion për barnat, për pajisjet mjekësore, për lëndët biocide, për produktet kozmetike, por “materiale paramjekësore” nuk kam parë, dëgjuar apo lexuar ndonjëherë.

Unë e di që nuk jam një personazh i dashur për operatorët e tregut farmaceutik. Nuk mund të përjashtoj që midis 24 kompanive të gjobitura të ketë midis tyre kompani që kanë abuzuar me situatën e krijuar prej sëmundjes Covid 19. Por nuk pajtohem me trajtimin “en bloc” dhe goditjen “en bloc” që i bëhet masivisht tregut farmaceutik me shumicë. Si çdo treg tjetër në Shqipëri edhe ky treg ka problematikat e veta, por për çfarë ofroi gjatë pandemisë së pari operartorët meritojnë një mirënjohje të madhe në emër të shoqërisë se ia dolën të garantojnë furnzimin e rregullt të tregut me barna, pajisje mjekësore, produkte kozmetike dhe lëndë biocide edhe në mars dhe prill 2020 kur jeta ekonomike e vendit por edhe e Europës pothuajse u ndal.

Sa për hetimin nuk është e vështirë të gjendet informacioni në kohë të shkurtër.

Mjafton të kërkohet informacion në:

· Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave
· Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
· Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Kështu mund të zbulohet se cilat kompani kanë vepruar në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë duke cënuar interesat e konsumatorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Vini re për çfarë nuk zihen
Previous article MERO BAZE/ Shteti “paralel” në zyrën e presidentit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k