• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 11th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Shteti “paralel” në zyrën e presidentit
Home
Blog

MERO BAZE/ Shteti “paralel” në zyrën e presidentit

October 16th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ministria e Brendshme ka dhënë sot një statistikë të frikshme rreth dekreteve të Ilir Metës për shtetësi. Prej ditës që Ilir Meta është bërë president, deri më sot, ka dhënë 817 shtetësi me procedurë të veçantë, si përjashtim nga rregulli, ndërkohë që po në këtë periudhë, janë dhënë gjithësej 990 shtetësi, sipas rregullave të prodhuara nga sistemi.

Shifrat i konfirmoi zyrtarisht Ministria e Brendshme për gazetën “TemA”. Siç shikohet, numri i shtetësive të dhëna nga sistemi sipas rregullave, janë thuajse të barabarta me shtetësitë që Ilir Meta ka dhënë si përjashtim.

Ky është një rekord historik jo vetëm për gjithë presidentët e Shqipërisë, por dhe në botë.

Vetëm një president si i yni mund të barazojë rastet përjashtuese të ligjit, me gjithë rastet që prodhon sistemi.

Tashmë ky skandal është zyrtar. Po të ecim me logjikën e LSI-së dhe çmimet e tregut të zi për shtetësinë në Shqipëri, i bie që presidenti të jetë i dyshuar për mbi 10 milionë euro trafik pasaportash, por nuk duam t’i biem më qafë në këtë pike, se mund të gabojmë në shifra dhe i hyjmë në hak kot.

Disa prej tyre, fjala vjen, 10 nga 817, dhe mund ta kenë merituar procedurën e veçantë. Por për t’u bindur se kush janë këta persona dhe pse presidenti e ka kthyer procedurën e veçantë në rregull, është e dobishme që kjo praktikë të hetohet nga një Komision Hetimor parlamentar.

Komisioni Hetimor mund të marrë në shqyrtim një për një të gjithë emrat që janë futur në preferencën e veçantë të presidentit dhe të shqyrtojë publikisht rëndësinë kombëtare që kanë për Shqipërinë ata emra.

Presidenti të dalë para Komisionit dhe të shpjegojë aktet e tyre patriotike, apo rëndësinë që kanë për shtetin shqiptar, secili prej tyre.

Nëse presidenti është bindës emër për emër, atëhere duhet ta falenderojmë që ka zbuluar 817 personalitete botërore, ose nga bota shqiptare, që ne nuk i njihnim dhe që kanë ndihmuar për të mirën e Shqipërisë.

Nëse jo, atëhere të shkohet drejt anulimit të procedurës dhe hetimit për korrupsion.

Kjo duhet bërë mes të tjerash, për të kuptuar se e drejta për të hedhur firmën në një dekret, nuk është një e drejtë për të poshtëruar ligjin, si i pari i vendit.

Ligji ka parashikuar një procedurë të përshpejtuar nga presidenti për ndonjë personalitet me rëndësi për shtetin shqiptar, por nuk ka parashikuar që presidenti ka dhënë po aq shtetësi me procedurë të përshpejtuar, sa ka dhënë gjithë sistemi me procedurë normale. Aq më tepër që emrat janë publik dhe është e qartë se kush i ka përfituar.

Kjo do të thotë që ky ka krijuar shtet paralel në zyrën e tij dhe e konsideron vulën e presidentit si pronë private, që mund të bëj çfarë të dojë.

Për këtë duhet të japë shpjegime fillimisht para një Komisioni Hetimor parlamentar. Pastaj më tej çfarë fati të ketë. Mund të nxjerrë dhe raport mjekësor dhe t’ia hedhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Pse goditet i gjithë tregu farmaceutik njëherësh?
Previous article ASTRIT PATOZI/ Fli i qetë, o komandant!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k