• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 12th, 2026
  • HOME
BLEDI ÇUÇI/ Një përgjigje Lulit derëmbyllur që gjen personazhe të rreme për të inskenuar biseda
Home
Blog

BLEDI ÇUÇI/ Një përgjigje Lulit derëmbyllur që gjen personazhe të rreme për të inskenuar biseda

October 10th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kryetari i Partisë Demokratike nuk zhgënjeu as kësaj radhe gjatë vizitës së tij në Lushnje, ku kishte marrë përsipër të fliste për bujqësinë.

Mirë që është i paaftë për të kuptuar rolin e pikave të grumbullimit në qarkullimin e produkteve bujqësore, por zgjedh të shfaqet edhe me personazhe që i njeh gjithë Myzeqeja për problemet me ligjin me malin e borxheve që iu kanë fermerëve.

Në vitet 2008-2012 kur Luli ishte në qeveri, pati 0 investime në pika grumbullimi. Prej vitit 2013 e deri më sot që flasin, janë 123 përfitues me një shumë totale 20.8 milionë Euro.

Koha provoi që mbështetja jonë për pikat e grumbullimit si hallkat kryesore mes fermereve dhe tregut ishte politika e duhur që dha rezultat.

Është FAKT se vetëm në vitin 2019 janë eksportuar në sasi 334.7% më shumë fruta dhe perime nga Shqipëria, në krahasim me vitin 2012. Eksportet janë 3.4-fishuar në raport me vitin 2012.

Biznesi për të cilin Saimiri i ankohet Lulit, është një nga investimet më të mëdha në rajon, që ka përfituar nga programi IPARD aq sa e lejojnë rregullat e përcaktuar në Bruksel dhe vetë ka investuar rreth 7 herë më shumë së mbështetja që ka marrë.

Biznesi i Saimirit ndërkohë deri dy vite më parë ishte nën sekuestro për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj fermerëve dhe të tretëve.

Thjesht sepse ai ka zgjedhur të mos punojë, por të merret me politikë dhe për t’i ikur borxheve të pashlyera sa hap njerën pikë grumbullimi mbyll tjetrën.

Lidhur me akuzat ndaj meje se medemek paskam përfituar disa milionë euro nga investimi në pikën e grumbullimit ku Saimiri punonte kohë më parë, do t’i japë mundësinë që t’i provojë në sallën e gjyqit.

Luli ndërkohë, që na tregoi sërish se askush nuk ia hap derën por mezi gjen ndonjë personazh si Saimiri, përgjigjen do e marrë më 25 prill. Humbës recidivist edhe kësaj here.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ Ilir Meta po flet në emrin tënd, o popull!
Previous article BLEDI LUMANI/ Çmëndja e Ilir Metës dhe qetësia e Lulzim Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k