Kleves Balliu nuk ka marrë thjeshtë vota kundër. Nëse shikon rezultatin e votimit dhe pjesmarrjen, duket se demokratët në Porgadecë, kanë dal nga shtëpitë vetëm për të poshtëruar atë me votë përjashtuese. Në një proces i cili është tërësisht i komanduar, ku Lulzim Basha ul dhe ngre kufirin e votuesve për të mos përjashtuar njerëzit e vet, në Pogradec u la i lirë dhe rezultati ishte shokues.
E njëjta gjë ndodhi dhe në Korcë, kundër Salianjit dhe Manos, por në fund ata shtuan fiktivisht numurin e votuesve sipas shtypit lokal dhe i shpëtuan rënies nën 20 për qind, ndërkohë që janë kampion me vota kundër.
Po përse u gjet për tu poshtëruar Kleves Balliu?
Së pari Komisioni Nishani Ruli ka sugjeruar përjashtimin e tij nga lista paraprakisht, por Basha nuk ka dashur të përballej me problemin dhe u ka kërkuar ta lërë në garë dhe ta heq me dorën e të tjerëve.
Për këtë aryse edhe ai, edhe Salini edhe Tritan Shehu, u lejuan të futen në lista pasi u skualifikuan realisht nga komisioni. Që të tre kanë marrë vota rekord kundër, por në Gjirokastër dhe Korcë u luajt me kufirine votuesve. Në Pogradec ishte e pamundur, pasi mbi dy të tretat e votuesve kishin shkuar aty vetëm për të përjashtua Balliun dhe qëndruan në sallë, tu numurohej vota.
Lulzim Basha me këtë rast ka poshtëruar një deputetë të ri natyrisht të padenjë për deputetë, duke ua hedhur si ushqim për qenë, militantëve të zemëruar me të.
Në këtë mënyrë ai ka shmangur presionin për ta bërë deputet me cdo kusht, duke i nxjerr gështenjat me duartë e militantëve.
Pas kësaj , Fari Balliu ishte ulur dhe kish shkruar një deklaratë në emër të demokratëve të Unazës së Re, që betoheshin se e duan Klevisin deputetë në Tiranë. Dhe e kishte bërë dhe këtë fakt të kryer.
Nëse Basha do të tregohet i talentuar si i pashpirt, mund ta bëj dhe këtë akt, duke e rifutur në listën e Tiranës dhe duke shkatërruar cdo kriter mbi të cilën mbështeti garën fallco në PD e cila ka vetëm një qëllim: Të cliroj Bashën nga presioni i listës, duke ua lënë përgjegjësinë të tjerëve.
Nëse Basha do ta rifus Balliun në garë, natyrisht që do ta bëj një figurë edhe më qesharake.
Nëse do sillet normalisht, duke e konsideruar të skualifkuar, nga droja se mos jep dorëheqje Besnik Mustafaj nga Komisioni, pasi është betuar që nuk do lejoj Bashën të bëj ctë doj, atëhere Balliu do të jetë deputet i LSI tek Unaza e Re. Edhe kështu ai ishte një deputet i përbashkët me LSI në Pogradec.
Kjo do jetë faza e fundit e poshëtërimit, për dikë që e përdori si “Zhan Val Zhani” në barikadat një vjecare të Astirit.
Por përtej mizorisë së Bashës për tu tallur me Balliun dhe për ta hequr qafe me dorën e të tjerëve, ajo që ka ndodhur në Qarkun e Korcës ku ai tentoi ta lërë votimin e lirë për të eleminuar Balliun, tregon se ka një revoltë ndaj listës së tij preferenciale dhe njerëzve që identifikohen me të. Eshtë goditur me vota kundër Balliu, Kapri, Salianji, Mano etj. Tani ky ngushëllimi i Mustafaj që këta të eleminuarit janë reservë për poste politike, është një tallje dhe pak më e madhe, pasi u jep shpresë atyre që nuk i do PD , që do ti dojë pushteti i PD.
Në fakt këta mund të mos poshtëroheshin në këtë mënyrë nëse i thërrisje dhe u thoshje nuk je në listë. Do ndjeheshin më mirë . Kështu edhe duke i poshtëruar publikisht, edhe duke i ngushëlluar që do tu kemi parasysyh kur të vijmë në pushtet, thjesht i bëjnë edhe të padëshiruar si deputetë, edhe si zyrtarë të mundshëm.



Leave a Reply