• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Rama kërkon mandatin e tretë, Basha shpreson të rrijë kryetar partie
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Rama kërkon mandatin e tretë, Basha shpreson të rrijë kryetar partie

September 16th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kryeministri Edi Rama, është i vendosur të arrijë objektivin e tij, që në fushatën e ardhshme elektorale, të përcjelljë  mesazhin e 74 mandateve për PS, që do ti vlejnë për mandatin e tretë qeverisës.Përtej gjetjeve komunikative, batutave dhe romuzeve për “kryeopozitarin” Basha dhe kreun e shtetit Meta,  kryeministri Rama  për zgjedhjet  e 25 Prillit  2021, duket  sikur  e  ka të fituar “bastin”. Kjo për faktin sepse ato do të jenë zgjedhje të pazakonta, pasi për herë të parë partitë politike hyjnë në një garë me lista të hapura dhe pa koalicione, për të kuptuar cila është pesha e secilës, në votën e shqiptarëve. Mandati i tretë qeverisës i Edi Ramës,ka një rëndësi specifike për të ardhmen e vendit, për integrimin e tij drejt familjes së madhe europiane. Pengesa e vetme dhe ndër më kryesoret për Shqipërinë, drejtësia e kalbëzuar, ka rënë, pasi sot vendi ka një drejtësi të re, ka strukturat e reja drejtësie, e cila është një premtim i mbajtur dhe një betejë e fituar nga Edi Rama. Ai që e përcakton fituesin, natyrisht  është sovrani, por Partia Socialiste dhe Edi Rama, kanë të gjithë të drejtën morale, të kërkojnë nga shqiptarët, votën për të vazhduar marshimin drejt BE, drejt zhvillimit  dhe modernizimit të strukturave dhe shërbimeve publike për popullin.

Tashmë e dimë  mirë se sa është ndërgjegjësuar votuesi shqiptar, pas nisjes dhe vazhdimit me sukses të reformave, kryesisht asaj në drejtësi,  për nevojën jetike të saj, dhe gjithashtu dimë se procesi dhe ecuria e suksesshme e asaj reforme,ka dhënë rezultatet e para në terren. E vetmja që refuzonte dhe pengonte nisjen e reformave dhe veçanarisht asaj në organet e drejtësisë, ishte ish-opozita, e cila me bojkotet, dhe në fund me mandatet e djegura, braktisi rrugëtimin drejt  përmbylljes së një “detyre” të veçantë të lënë nga faktori ndërkombëtar për Shqipërinë.

Edi  Rama, ishte ai që e ka mbajtur deri  tani flamurin e kësaj reforme, dhe ja ka dalë. Në garë për të fituar  besimin e qytetarëve, deri sot kanë qenë  Edi Rama me Partinë Socialiste, Lulzim Basha me Partinë Demokratike,dhe Monika Kryemadhi me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pas dy mandatesh qeverisëse si kryeministër, Edi Rama, ka kurajon të përballet  me shqiptarët, me një bilanc të madh arritjes dhe suksesesh. Ai synon të përcjellë tek shqiptarët mesazhin e 74 mandateve për PS. Reforma në Drejtësi, është një ndër sukseset e  kryeministrit Ramës, e cila pavarsisht skepticizmit dhe pengesave nga ish-grupimi opozitarist, u realizua me sukses. Reforma Territoriale, ishte një ndër reformat e suksesshme sepse Shqipëria u riorganizua me strukturat e saj të qeverisjes vendore, duke krijuar 61 bashki  të reja, dhe duke shkrirë  373 komuna të vogla, të cilat ishin kthyer në vatra korrupsioni  ndaj qytetarëve. Por nuk mund të lëmë pa përmendur formalizimin e sistemit energjetik, një reformë e rëndësishme, ku për herë të  u kthye në  detyrim  pagesa për energjinë  e harxhuar, nga kushdo. Qeveria e Edi Ramës përmes një skeme të re, realizoi reformën e pensioneve, duke  garantuar barazi për kategori  të ndryshme të shoqërisë. Edhe në arsim dhe shëndetësi, reformat ishin  të thella,  dhe një ndër arritjet e kësaj qeverie, pasi  i transformoi  ato nga gjendja e mjerueshme ku ndodheshin, në shërbime cilësore për shqiptarët. Edi Rama kërkon dhe natyrisht do ta fitojë mandatin e tretë qeverisë, pasi pëballë tij do të jetë Lulzim Basha dhe “vegja” e tij Monika Kryemadhi. Por realisht  gara mes dy fronteve politike, duket më e habitshme se kurrë, pasi Edi Rama është në garë me shqiptarët, me arritjet dhe bilancet pozitive të qeverijes tij, kurse Lulzim Basha, garon me bazën e Partisë Demokratike.

Zoti Basha ka akoma llogari të pambyllura me demokratët e zhgënjyer, me ata që largoi  dhunshëm  nga partia e tij  dhe vazhdon  ti  fyejë  edhe sot, ndaj nuk çfarë ti kërkojë  shqiptarëve. Duke ditur humbjen që e pret  edhe në 25 Prill 2021, zoti Basha duket se do të jetë i kënaqur, sikur të mbetet sërish kryetar partie, ndoshta duke shpresuar në ndihmën e kursyer tashmë të Doktorit, ndaj tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Një propozim konkret për të shpëtuar zgjedhjet e 25 prillit
Previous article MERO BAZE/ Rilindje për ditëlindje!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k