• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Provokimi me listat e pahapura
Home
Blog

MERO BAZE/ Provokimi me listat e pahapura

September 7th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Edi Rama rihapi debatin mbi hapjen e pjesshme të listave, duke përdorur si arsyetim kuotat gjinore. Hapja e pjesshme e listave nënkupton që rreth 30 për qind e listës të jetë jokonkurrese, por e caktuar nga partia.

Pjesa tjetër që është e hapur, i përket 20 për qind të listës fituese. Pra më shumë se gjysma e fituesve i bie të përcaktohen sërisht nga partia.

Kjo natyrisht që nuk është më një formulë e listave të hapura, por keqpërdorim i fjalës listë e hapur.

Por Edi Rama nuk e bëri të sigurtë këtë. E tha vetëm si opsion, nëse nuk gjente dot “zgjidhje” për kuotat gjinore, për të cilat në fakt zgjidhja është e qartë. Pasi e hap plotësisht listën, dhe shikon kush ka marrë më shumë, 30 për qind e listës fituese, bëhet me gratë që kanë marrë më tepër dhe 70 për qind e listës fituese bëhet me burrat që kanë marrë më tepër.

Por me sa duket Edi Rama nuk e ka hallin tek gratë e shumicës, por tek provokimi i Lulzim Bashës. Ai kërkon të testojë nëse atij i intereson të ruajë pozitat në përcaktimin e grupit të ri parlamentar, pasi listat plotësisht të hapura, e fusin  atë në telashe, për të siguruar vende për pesë aleatët që i ka si gjobë, në listat e PD, dhe për drejtuesit kryesorë të PD.

Dhe nuk është se nuk i ka funksionuar provokimi. Në rrethana normale, Lulzim Basha dhe PD duhet të kishin reaguar ashpër ndaj fjalimit të Ramës. Por ka reaguar vetëm Monika si “patriote” që do mbrojë detin, dhe askush tjetër për listat.

Në kushtet kur koalicionet detyrohen të garojnë me një listë të përbashkët dhe ajo praktikisht është në masën më të madhe e mbyllur për listën fituese, mos hapja e listave plotësisht zhduk gjithë aktorët e rinj politikë nga gara dhe lë partitë e vjetra, ku LSI pritet të dalë koalicion më vete, PD më vete dhe Edi Rama më vete.

Me këtë formulë Edi Rama dëmton vetëm opozitën e re që do të provojë të hyjë në zgjedhje, e cila duket se do të jetë me së paku tre parti deri tani. Nëse atyre u imponon mbylljen e listave deri në 30 për qind, praktikisht i ke kthyer tek sistemi i listave të mbyllura dhe i ke lënë jashtë Parlamentit.

Por deri atëhere gjërat mund të ndryshojnë. Më shumë se sa direktivë, Edi Rama sot e tha këtë si provokim ndaj Luzlim Bashës dhe Ilir Metës, për të testuar sa rehat ndihen ata me lista të pahapura plotësisht.

Duke qenë se socialistët do të hyjnë të vetëm në zgjedhje përballë dy koalicioneve opozitare, LSI e PD, mbyllja e derës për opozitën e re dhe pakësimi i shanseve për të, krijon idenë sikur Rama kërkon ta ndajë pushtetin me dy të parët, ose ta marrrë të gjithin vetëm.

Vetë kjo ide mund të prodhojë aq zemërim dhe politikë, sa t’ua prish qetësinë të treve. Nuk ka gjë më të pamatur, se sa para zgjedhjeve, të dukesh se i trembesh alternativave të reja.

Edhe pse Rama duket se e ka taktikë për të provokuar debate me Bashën, kjo është e vetmja gjë që të tregon të vjetëruar në politikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESUL RESULAJ/ Shqipëria dhe refugjatët e bllokuar nga pandemia
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Rrotacioni: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k