• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kur bien alibitë, mbetet krimi!
Home
Blog

MERO BAZE/ Kur bien alibitë, mbetet krimi!

September 3rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në vitin 2007, edhe unë u pata ngatërruar me dy historitë e Gërdecit, atë që shpërtheu dhe vrau 26 vetë, dhe atë të Diverolit. Ngatërresa vitne nga fakti, se në të dyja historitë ishin të njëjtët personazhe, Shkëlzen Berisha, Rrahmani, Delijorgji, dhe po ashtu një kompani amerikane…

Shefi i zyrës së Neë York Times në Moskë, Chris Chivers, më dërgoi një email, ku kërkonte të dinte nëse kisha dokumenta që provonin se djali i kryeministrit po merrej me një histori fishekësh në një repart ushtarak afër Vorës.

 

Unë ju përgjigja pozitivisht dhe i dërgova të nesërmen të përkthyera, gjithë vendimet e Qeverisë, lobuar nga Shkëlzeni, rreth historisë së Gërdecit, refuzimet e zëvendskryeministrit Rusmali dhe pastaj PPP e dhënë nga Mediu për Delijorgjin.

Përgjigjia ishte dëshpëruese. Personat ishin të njëjtët që më shkruante Chivers, por historia ime ishte një histori tjetër. Ai interesohej për një kompani amerikane që po blinte fishekë kinezë dhe që djali i kryeministrit ua kishte marrë përsipër….kurse unë i tregoja për një histori ku djali i kryeministrit demontonte fishekë, po për Delijorgjin, po për amerikanë, por që nuk ishin këta që po çonin në Kinë.

Aty kuptova se në Gërdec ka dy histori dhe një grup kriminal.

Mu kujtua kjo gjë sot, kur shikoj që Shkëlzeni akoma vazhdon me shpresë të gënjejë shqiptarët, duke thënë që ai nuk është akuzuar në SHBA për Gërdecin, por për një histori tjetër. Në fakt, janë dy histori që i bashkon i njëjti grup kriminal, dhe që lidhen me njëra- tjetrën.

Libri të cilin ka paditur Shkëlzeni dhe ka humbur gjyqin, flet pikërisht për historinë e dytë të Shkëlzenit, ku gjendet dhe dëshmia e Diverolit dhe ortakut të tij, për takimin me djalin sy peshkaqen, presionin tek një apartament në Tiranë në emër të kryeministrit dhe pastaj historinë që dimë të gjithë, që përfundoi me vdekjen e Kosta Trebickës.

Edhe në këtë histori, sërish del Delijorgji, një kompani ndërmjetëse në Qipron turke, e cila e çoi çmimin e fishekëve nga 2 në 8 , MEICO, Pinari etj.

Tani Shkëlzen Berisha nuk ka mundur t’i provojë dot drejtësisë amerikane, se nuk është pjesë e kësaj historie, çka do të thotë se gjithçka është shkruar për të është e vërtetë dhe ai duhet të hetohet si përgjegjës në të dy këto histori.

Emri i Shkëlzen Berishës u shfaq në Neë York Times disa ditë pas shpërthimit të Gërdecit, në një shkrim prej 5 faqesh dhe 11 autorësh, një rast i rrallë në historinë e gazetarisë amerikane. As skandali i Ëotergate, apo “Pentagon Papers”, nuk kanë pasur një grup kaq të madh gazetarësh si nënshkrues të një shkrimi investigativ.

I vetmi reagim ishte ai i Sali Berishës, që e quajti Neë York Times letër higjenike. Dhe ai shkrim e lidhte Shkëlzen Berishën dhe me historinë e parë të Gërdecit.

Por nëse për skandalin e dytë me fishekët kinezë, për Shkëlzenin vlen dëshmia e regjistruar e Diverolit, që thotë se kjo punë shkon deri lart tek djali i kryeministrit dhe flet për takimin me “sypeshkaqenin”, dhe kjo nuk është hedhur poshtë nga gjykata, për skandalin e parë, atë të Gërdecit, ka dhjetëra fakte e prova që Shkëlzen Berisha ishte partner i Delijorgjit.

FAKTET/ Të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin

Ato fillojnë me tabulatet telefonike Delijorgji-Shkëlzen Berisha, apo Mediu- Shkëlzen Berisha, me interesimin direkt të Shkëlzen Berishës për kontratën, me presionin mbi Ilir Rusmalin që ta firmoste si PPP të Qeverisë, me faksin që i raportonte privatisht vendimin e Aldo Bumçit për ta miratuar kontratën, me deklaratën e sekretares së Aldo Bumçit, që dëshmon para prokurorit se Shkëlzeni ka qenë në zyrën e Bumçit kur ka karrë përgjigjen e çuar me faks, e dhjetra dëshmi të tjera fizike.

Gënjeshtrat e familjes Berisha për Gërdecin

Sa për alibinë e dytë të Shkëlzenit, atë që Diveroli e ka thënë nën betim, që nuk e ka takuar Shkëlzenin, me këtë ai mund të gënjejë ata punonjësit e shtypit të “Syrit”, që të mos u duket si pronar kriminel. Diveroli normal që nuk ka ndërmend të kalbet në burg për Shkëlzenin, se po pranoi atë gjë para drejtësisë, do ishte ende në burg tani, e jo duke shijuar paratë e bëra me Shkëlzenin.

Por tani këto nuk kanë shumë rëndësi. Shkëlzen Berisha është prej sot një i akuzuar nga gazetarët më të njohur në botë, që drejtësia amerikane nuk i lëviz asnjë prej atyre akuzave. Ai mund të vazhdojë të rrijë i lirë në Shqipëri, mund të vazhdojë të pastrojë lekët e gjakut në Gërdec, duke shitur boronica apo brekë tek një dyqan lukzos në Bllok, apo duke hapur televizion me lekë të padeklaruara, duke rekrutuar papagaj që t’i pastrojnë imazhin, ai mund t’ia hedhë drejtësisë së shkatërruar shqiptare, por ai njeri ka punë me të vdekurit.

Ata aty në anë të rrugës kryesore, ku ai shkon përditë tek “dyqani” i boronicave, janë të vdekurit e tij. Asnjë shqiptar i gjallë nuk ka 26 të vdekur për një histori korrupsioni dhe një të zhdukur mes maleve për historinë e dytë të korrupsionit, Kosta Trebickën.

Falë atij krimi Bujar Nishani na u bë president dhe gruaja e tij “Zonjë e Parë”, vetëm se u angazhuan për alibinë e vdekjes. Mes të vdekurve të tij është dhe burri i tezes së tij, si një dëshmitarë i pamanipulueshëm tashmë i përfshirjes së tij në atë biznes vdekjeprurës.

Të vdekurit nuk manipulohen më, si të gjallët që shantazhon Shkëlzeni. Ata kanë kohë të presin gjatë drejtësinë.

Drejtësia amerikane i rrëzoi gjithë alibitë e një të akuzuari për korrupsion dhe vrasje për shkak të korrupsionit, që quhet Shkëlzen Berisha. Dhe kur bien alibitë, mbetet krimi. Ai krim duhet ndëshkuar para se Shkëlzeni të shkojë pranë viktimave të veta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Lulzimin dhe Ilirin, nuk i shpëton as data e zgjedhjeve
Previous article ARTUR AJAZI/ Bardh, (ti dhe të tjerët) shko tek “Shefqet Ndroqi” jep shembullin tënd

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k