• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Pse po e keqpërdor emrin e diasporës, mërgimtari i PD-së
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Pse po e keqpërdor emrin e diasporës, mërgimtari i PD-së

August 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Diaspora shqiptare është padiskutim faktori që mund t’i ofrojë shumë zhvillimit të vendit. Këtë pretendon të bëjë, ose të paktën këshu e shet veten, Florian Hackaj, që sapo ka themeluar lëvizjen “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Siç thotë ai vetë, ka ardhur koha që gjenerata e re shqiptare, e mirëinformuar jashtë vendit, të japë kontributin e saj për fatet e vendit. Por përkundër misionit që Floriani i ka shpallur vetes, që duhet të ishte me të vërtetë një preokupim qytetar për zhvillimet aktuale te vendit, me sa duket hallet dhe interesat e këtij djali të ri qënkan krejt të ndryshme.

Nëse lexon deklaratat e tij në emër të lëvizjes për diasporën, Floriani ka një shqetësim gati gati personal, ose fiksim individual: të mallkojë, të përbaltë e de nigrojë me çdo formë të mundshme emrin e Kryeministrit të vendit. Duket sikur interesi i tij është të futet në politikë, përderisa artikulohet si një militant i SHQUP-it dhe kjo është në të drejtën e tij individuale, por duke përdorur emrin e një komuniteti të tërë shqiptarësh, kjo bëhet sa vulgare, aq edhe hipokrite dhe e pështirë. Me doemos edhe e pabesueshme!

Rasti më qesharak i këtij mërgimtari, që pretendon se është i ndjeshëm ndaj çështjeve politike e sociale të Shqipërisë, por që ndjeshmëri të vetme reflekton vetëm ndaj Edi Ramës si individ, është kjo deklaratë e fundit, ku sërish në emër të diasporës, shqetësohet pse Edi Rama ( në cilësinë e kryetarit të OSBE) do të negociojë për krizën në Bjellorusi. Nëse Hackaj mbetet një shqiptar që kërkon të përfaqësojë diasporën, gjëja e parë që nuk duhet të bëjë është të sh ajë kryeministrin e vendit të tij cilido qoftë ai, edhe nëse personalisht e urr en patologjikisht atë. Një shqiptar i diasporës që me emrin e kësaj të fundit i shkruan OSBE-së pse kryeministri i vendit të tij, po merr përgjegjësinë për të negociuar është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë. Diaspora shqiptare është një vlerë shumë më e madhe uniteti se sa interesat apo aspiratat e një njeriu të vetëm si Hackaj që mendon se mund të bëjë politikë me emrin e saj.

Edhe nëse Edi Rama do të ishte politikani më i korr uptuar i Europës, ashtu siç Hackaj e cilëson rëndom në statuset e tij të facebookut, në kushtet kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe institucionet e larta të Bashkimit Europian kërkojnë që Edi Rama, kryetar i OSBE, të negociojë krizën në Bjellorusi, cili është shqetesimi që e shtyn Hackajn të bëjë deklarata kaq qesharake dhe militanteske? Hackaj, nipi i ish deputetit dhe ministrit të shëndetësisë së Partisë Demokratike, Halim Kosova duket se i ka të qarta qëllimet, të hyjë në politikë duke shfrytëzuar emrin e diasporës!

Për më tepër, Flori duket se kërkon të mbajë gjallë të njejtën frymë urrejtjeje ndaj individit Edi Rama, të trashëguar nga i ati i tij, ithtar publik i Partisë Demokratike, i cili përveç sportit të alpinizmit, gjente kohë edhe për të mallkuar Ramën në faqet e Rilindjes Demokratike. Edhe kjo zgjedhje është në të drejtën e Florianit, por që të kamuflojë qoftë shijet, qoftë interesat personale, me petkun e interesave të diasporës, kjo është sa ab uzive, edhe e tu rpshme!

Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Unë them t'ia veshim edhe njëherë vellon Berishës...
Previous article ASTRIT PATOZI/ Si të shpëtojmë prej qeverive, që mburren me sendet tona

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k