• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep
Home
Blog

MERO BAZE/ Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

August 12th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës në dhomat e specializuara në Hagë, rreth të shkuarës së tij në UÇK. Në fakt në atë kohë pati debate rreth kësaj dorëheqje, pasi më së shumti ishte për të provokuar zgjedhjet, pas bllokimit të bisedimeve amerikane nga taksa 100 për qind kundër Serbisë, se sa për për shkak të thirrjes në Hagë.

Por vetë Hardinaj dhe mbështetësit e tij, kishin dëshirë ta ambalazhonin si gjest kalorsiak dorëheqjen, me shpresë se mund të shtonte votat.

Një vit më pas, presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, është thirrur po ashtu nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Ai, njësoj si Haradinaj, ka shkuar të japë shpjegime dhe është në pritje të vendimit nëse do të merret i pandehur, apo jo.

Në atë moment, do të japë dorëheqjen.

Pra Haradinaj dhe Thaçi janë në pozita të njëjta para Gjykatës Speciale. Janë të dy të thirrur, nën dyshimet se mund të merren të pandehur.

Në këto kushte, deklarata e Haradinajt, se është i gatshëm të kandidojë për president, nëse Hashim Thaçi jep dorëheqjen dhe ristrukturohet qeveria, është paradoksale.

Kosova nuk ka nevojë për një president të dytë që e presin në Hagë për të dhënë shpjegime. Ajo e ka presidentin aktual me këtë staus dhe nuk ka pse zëvendësohet me dikë që ka status të njëjtë.

Nga pikëpamja politike, në Kosovë ende nuk është hapur debati se çfarë do bëhet me presidentin, deri sa presidenti është në detyrë dhe qeveria në punë. Nëse hapet ky debat, dhe kjo varet nga vendimet e presidentit, Kosova ka nevojë për një president që të prodhojë lajme të reja për Kosovën, dhe jo të përsërisë lajmet e vjetra në linjën Hagë- Prishtinë.

Dhe lajmet e reja vijnë nga njerëz të rinj, nga fytyra të reja dhe personalitete publike që ja bëjnë më të lehtë Kosovës betejën e saj me historitë e luftës.

Nëse bëhet fjalë për ristrukturim të qeverisë, atëhere bëhet fjalë për futje të PDK-së në qeveri, dhe futja e PDK-së në qeveri lë pak shanse që presidentin ta marrë dikush tjetër.

Nga pikëpamje etike, Haradinaj është duke zënë radhë për një zyrë, i zoti i së cilës ka hall të njëjtë me Haradinajn. Në këtë pike, ai duhet së paku të presë që ngjarja të ndodhë, dhe pas kësaj duhet të mendojë si të zgjidhë hallin e tij të njëjtë, dhe jo si të shkojë dhe ky në Hagë nga zyra e presidentit. Se mund ti ndodhë ta marrin para Thaçit, dhe i ikën kot mundimi i kandidimit.

Aq më tepër që një vit më parë ai është betuar se po largohet si kryeministër, se e ka thirrur Gjykata Speciale. Kjo tregon se nuk bëhet më fjalë për të shkuar drejt  zyrës së presidentit me fletëthirjen e Hagës në xhep, por për të shkuar drejt Hagës me mandatin e presidentit në xhep. Këtë ofertë e kemi gati. Na duhet një e re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Çfarë është “imuniteti i tufës” dhe pse shifra është gjithmonë e paqartë
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Makijazhi i dobët i komisionit “Nishani”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k