• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Të mendosh si “demokrat”, dhe të jetosh si kapitalist
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Të mendosh si “demokrat”, dhe të jetosh si kapitalist

August 8th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Pothuajse çdo ditë, liderët e ish-opozitës së vjetër, po zbulohen se paskëshin patur pasuri të madhe, aq sa edhe në kohë pandemie, atyre nuk u rreshten shpenzimet e luksit.

Ata që sot tundin me të madhe kartën e “populizmit” dhe çirren se “janë për popull, mendojnë për popull, duan demokracinë dhe jo diktaturën”, qenkëshin mendësisht vërtetë “demokratë” por jetesën e bëjnë si kapitalistë.

Dhe jo thjesht kapitalistë të zakonshëm, por nga ata që blejnë dhe shesin aksione, vila dhe makina të shtrenjta çdo 6 muaj apo dhe çdo 1 vit. Në Partinë Demokratike, ka kohë që motua “mendo si demokrat, dhe jeto si kapitalist” është refreni  i elitës dhe ajkës drejtuese së asaj partie, e cila duket se garon me pasuri me biznesmenët e vërtetë që paguajnë taksat dhe tatimet rregullisht në shtet, dhe që janë më të sulmuarit prej tyre.

Edhe pse në opozitë të gjatë (madje edhe pse koha u premton një tjetër kohë të gjatë pa pushtet) edhe pse në kohë krize dhe pandemie, si për habi, pasuria e 2-3 emrave të përveçëm në SHQUP, sa vjen dhe rritet, sa vjen dhe bëhet edhe më e larmishme, më e pashpjegueshme se si, një politikan (apo njerësit e tij) arrin të blejë-shesë, apo dhe hapë  dhe zgjerojë biznese, duke lëvruar në banka miliona euro.

Ata krahas “punëve të mëdha” që kanë me programet e partisë, me parafushatën elektorale, krahas dëshirave  që kanë, apo dhe premtimeve që po u bëjnë shqiptarëve se “shtatori muaj sulmi elektoral, pergatitemi për fitoren e madhe”, kanë nisur të rinovojnë vilat, pallatet, zyrat, makinat, kanë nisur të bëjnë lobingje jashtë vendit duke  parapaguar shuma të mëdha, kanë nisur madje të joshin edhe firma dhe kompani private  në Shqipëri, duke u “zbritur hënën në tokë”, dhe duke u premtuar se “në 2021 Rama ikën, pushtetin e marrim ne”.

Pra, “ne jemi demokratë, mendojmë për popullin, por jetojmë si kapitalistë, sepse na takon, e meritojmë”. Gjithë  senteza e parafushatës së ish-opozitës së vjetër përmblidhet në tre fusha, premtimet, zhgënjimet, mohimet.

Do të futen në fushatë me listat e mbushura me emrat e “rinj”, do të zhgënjehen nga vota e shqiptarëve, dhe do ti mohojnë rezultatet e zgjedhjeve, pasi nuk kanë mënyrë tjetër, si të justifikojnë  blerjet e mëdha, shpenzimet marramendëse, lobimet e pajustifikuara.

Paryshim që justifikimi më i mirë për ç’ka blejnë-shesin, apo dhe për rritjen e pasurisë tyre, është sulmi, shpifja, fabrikimi  dhe montimi fakteve mashtruese, dhe asnjëherë përgënjeshtrimi  për skandalet e publikuara, madje edhe nga mediet e tyre.

Ata sot janë  në luftë me vehten, në luftë me fatet e shqiptarëve, dhe po bëjnë të pamundurën të  proklamohen  si “fitimtarët e nesërm”. Ata shpesh pësojnë ndryshime  apokaliptike në mënyrën si reagojnë dhe shprehen në publik, aq sa ndjekësit e tyre  fanatikë, dyshojnë se janë vërtetë demokratë, apo thjesht eksperimentues të metodikave  të një kapitalizmi mashtues.

Propaganda e hershme e SHQUP-it, ka qenë sa imponueseaq edhe zhgënjyese për anëtarësinë në bazë, aq sa kishte prej tyre që “digjeshin në furrë për liderin historik” dhe kurrë nuk do ta besonin se do të vinte një ditë të zhgënjeheshin prej  tij.

Dhe historia vazhdon, siç  ka qenë, është, dhe ashtu do të jetë në partinë e “demokratikasve” që akoma turren  pas të Madhit, edhe kur  ngatërron  tabelën e shumëzimit apo dhe  çmimet  e shitjes me pakicë, por  kurrë  çmimet  e vilave, makinave, apo dhe  vlerën e lobimeve për një foto të vetme përtej Atlantikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ 5 muaj Covid- 19
Previous article MERO BAZE/ Përse po mendohet Ilir Meta?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k