• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Për ata që thonë se keni vetëm Edin dhe Lulin
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Për ata që thonë se keni vetëm Edin dhe Lulin

August 5th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ata që ju thonë se keni vetëm dy mundësi, kur të vijnë zgjedhjet, ose të votoni Edi Ramën, ose Lulzim Bashën, janë edhe më të këqinj se këta të fundit, edhe pse mund të mos kenë gjë në dorë për të bërë dëm sa dy udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë.
Sepse duan të rrënjosin edhe tek shqiptari i fundit bindjen se nuk kemi rrugë tjetër, por thjesht duhet ta pranojmë të nënshtruar zgjedhën e kryetarokracisë dhe
se nuk ka asnjë shpresë se diçka mund të ndryshojë për mirë në këtë vend.
Ndërkohë, që duhet të ketë tre, katër, pesë apo më shumë zgjedhje apo alternativa për cilindo, që beson se kjo politikë primitive, e korruptuar deri në palcë dhe e çertifikuar si e tillë për dekada, nuk mund të na skllavërojë përjetësisht.
Dhe ka dy rrugë për ta arritur ndryshimin. Ose të arrijmë të bëhemi shumicë dërrmuese, duke i shndërruar në minorancë zullumqarët e mëdhenj, por ky mund të jetë objektiv më afatgjatë. Ose të shndërrohemi në një forcë imponuese, duke filluar nga këto zgjedhje, për t’iu imponuar ndryshimin atyre, që e kanë mbajtur peng Shqipërinë për pushtetin e tyre personal.
Ne duhet të luftojmë për ndryshimin, që të arrijmë edhe rotacionin dhe jo anasjelltas. Kaq e thjeshtë është për ata, që kuptojnë apo që nuk e kanë përkulur pakthyeshmërisht kurrizin, duke e lënë veten nën mëshirën e njërit prej dy “të fortëve”.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Pse opozita s’doli në protesta, kundër ndryshimeve Kushtetuese?
Previous article MERO BAZE/ Tortura e berishëve, përballë Tahirit, Ndroqit dhe Libanit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k