• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Që kushtet e Bashës të materializohen
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Që kushtet e Bashës të materializohen

July 25th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Befasisht, Lulzim Basha, pas një mbledhje të krerëve të opozitës së bashkuar, kërkoi hapjen e listave 100% në zgjedhjet parlamentare (jo 67%, siç parashikohej në amendamentet kushtetuese të propozuara nga PS-ja dhe deputetët rezervë të opozitës në Kuvend), si dhe mosndalimin e koalicioneve shumëlistore parazgjedhore.

Kushti i parë i Bashës duket në pamje të parë se cënon kuotat gjinore (në marëveshjen e 5 qershorit parashikohej që 1/3 e deputetëve të jenë femra, prandaj PS-ja kërkon lista të hapura 67%, e jo 100%).

Por problemi i kuotave gjinore mund të zgjidhet teknikisht fare lehtë, edhe po u lanë listat 100% fare të hapura. Fillimisht u jepet mandati kandidateve femra që kanë marrë më shumë vota në garat e hapura (deri sa të plotësohet kuota 1/3) dhe pasta fillon dhënia e mandateve për meshkuajt kandidatë që kanë marrë më shumë vota.

Edhe kushti i dytë mund të zgjidhet lehtë teknikisht.

Me ndarjen aktuale të zonave zgjedhore (nga një për çdo qark), ëshë e vështirë të administrosh/numërosh fletë votimi në qarkun Tiranë, fjala vjen, ku shumë parti do të kenë nga 34 kandidatë në listë (fleta e votimit me të gjithë kandidatët në Tiranë do të bëhej sa një revistë). Nga ana tjetër, në qarkun e Kukësit (Kukës, Tropojë, Has), fjala vjen, fleta e votimit do të ishte shumë më e thjeshtë – nga 3 emra kandidatësh për çdo parti.

Pikërisht thjeshtësia e fletës së votimit në qarkun Kukës mund të shërbejë si kyçi i zgjidhjes tëknike për fletët e votimit në të gjithë territorin vendit. Në vend që territori i republikës të ndahet në 12 zona zgjedhore me numër të ndryshëm deputetësh (1 zonë për çdo qark, siç është aktualisht), mund të ndahet në 46 zona zgjedhore me nga 3 deputetë secila (aq sa ka qarku i Kukësit aktualisht). Në këtë mënyrë, do të eliminoheshin fletët e votimit si revista, dhe të gjitha fletët do të ishin fare të thjeshta, me nga 3 kanditatë për çdo parti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Pse Gaz Bardhi dhe Petrit Vasili nuk mund të qajnë njësoj për koalicionet?
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Përjetësisht vonë, përjetësisht nga zori

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k