• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Unë s’do e bojkotoj patriotin helen Arian Çani
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Unë s’do e bojkotoj patriotin helen Arian Çani

June 29th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Unë e njoh dy herë Arian Çanin.

Arianin në kamera dhe Arianin në jetë.

S’kanë aspak lidhje me njëri-tjetrin.

Arian Çani në jetë është një burr familjar, gjë e cila s’ka aspak lidhje me gojën e çthurur që përdor me femrat tallava në Zonë e Lirë.

Ariani thjesht luan rolin e tij me shumë profesionalizēm:

Ariani në kamera është artist.

Ariani në jetë është idealist.

Ariani në kamera është banal.

Ariani në jetë është i edukuar.

Ariani në kamera është provokator.

Ariani në jetë është bashkpuntor.

Ariani në kamera është ironik.

Ariani në jetë është komunikues.

Ariani në kamera është feminist.

Ariani në jetë është super familjar.

Ariani në kamera është gjysëm i çmendur

Ariani në jetë është intelektuali i mençur

Këto ditë rrjetet sociale janë përfshirë me thirrjet: “Bojkotoni Arian Çanin”

Populli qenka indinjuar sepse Ariani tha që: “Ballkani paska qen helen”.

Ne çdo ditë dëgjojmë analiza pa fund:

– Ballkani ka qen Ilir

– Ballkani ka qen romak

– Ballkani ka qen Bizantin

– Ballkani ka qen sllav

– Ballkani ka qen osman

– Ballkani është multi-etnik.

Nuk është faji Arian Çanit që 90% e qyteteve tona s’janë emra shqiptare por sllav, nga Velipoja deri në Pogradec

Arian Çani ashtu mendon të hap sa më shumë debat.

Ndoshta Arian Çani atë bindje ka.

Arian Çani është gjysëm minoritar dhe e do Greqinë e gjyshes së tij, aq sa do Shqipërinë e gjyshit.

Detyra jonë është të bindim Arianin dhe çdo patriot grek që Shqipëria është më e lashtë dhe më historike se Greqia.

Por edhe nëse nuk e bindim Arianin, na duhet të bindim shqiptarët që të jenë po aq patriot sa grekët.

Ata e duan gjakun dhe origjinën helene disa herë se ne shqiptarët që çdo ditë po i largohemi genit Ilir.

Prandaj unë e respektoj dhe e çmoj patriotizmin e Arian Çanit në të dyja rastet.

Kur mbron Greqinë apo Shqipërinë.

Unë do e shikoj me admirim çdo të premte, arenën e tij të lirë ku ai arbitron opozitarizmin, patriotizmin apo nacionalizmin e të gjitha ngjyrave.

Ne shqiptarët duhet bëjemi aq patriot sa grekët, gjermanët, rusët, amerikanët, turqit etj.

Mua vërtet më mungon ajo fushë.

Një ditë nëse do kthehesha në Shqipëri, atje do vrapoja i pari për tu ndeshur dhe përleshur jo me Arianin që pija kafe çdo mëngjes, por me Arianin e së premtes mbrëma për ti treguar që Ballkani ka qënë dhe do bëhet kuqezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Elton mos u shqetëso, ka edhe me keq se ai Mozziku që të ka mërzitur ty! M*t me shumicë shitet kudo
Previous article ILIR BEQAJ/ 10 milionë njerëz janë pozitivë me Covid-19

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k