• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Të mos ngatërrojmë “hallin” e PD-së, me hallin e demokracisë
Home
Blog

MERO BAZE/ Të mos ngatërrojmë “hallin” e PD-së, me hallin e demokracisë

June 15th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Këshilli Politik po shkon drejt kthimit në projektligj të pikave të marrëveshjes politike për reformën zgjedhore, nën presionin e kërkesave për ndryshime kushtetuese nga opozita parlamentare, e cila kërkon ndryshim të sistemit. Të dyja betejat zhvillohen sikur nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën.

Gjiknuri dhe Bylykbashi vazhdojnë shkruajnë nene të një ligji që nuk ndryshon asgjë, Murrizi vazhdon të shtojë e pakësojë firma për ndryshime kushtetuese, sipas presionit politik mbi deputetët e opozitës parlamentare.

Në këto kushte kanë shpërthyer dhe teori konspiracioni, se socialistët mbështesin listat e hapura, në shpërblim të heqjes së koalicioneve paraprake, pasi kështu kanë leverdi.

Së pari, që socialistët nuk e duan koalicionin parazgjedhor, nuk është mëkat dhe as sekret, por është e drejtë e tyre. E drejta që çdo parti të kandidojë më vete, ose në koalicione, por me një listë unike emrash, si në çdo vend të botës, nuk është as konspiracion, as shkelje e të drejtës së votës.

Shkelje është kjo mënyrë që ka imponuar Berisha, pasi nuk fiton dot kurrë i vetëm. Të kërkosh të garosh vetëm, ose në koalicion, por me një listë të përbashkët, është thjesht më e ndershme, se sa kjo mënyrë që garohet.

Dhe në këtë pikë, nëse flasim për padrejtësi, padrejtësia është tek ligji aktual që nuk ndryshon, dhe jo tek përpjekja për ta ndryshuar atë.

Së dyti, fakti që sipas këtyre teorive, Edi Rama kërkon ta shkëmbejë këtë me listat e hapura, duket tashmë sikur janë gabim dhe listat e hapura. Idhtarët  e listave të hapura, ata që dolën qytet më qytet për të mbledhur firma, apo për të ndryshuar sistemin, po heshtin të gjithë, të frikësuar se u duket gabim i rëndë ai që kanë kërkuar. Ata tashmë duhet ta ndajnë mendjen, nëse kanë hallin e demokracive brenda partive, apo hallin e Partisë Demokratike.

Nëse kanë hallin e demokracisë, listat e hapura e korrigjojnë atë, edhe pse me kosto të lartë. Nëse kanë hall se humbet PD, mirë është të mos bëjnë moral për demokracinë dhe mos ta ngatërrojnë atë me Partinë Demokratike, pasi këto dy gjëra nuk bëhen kurrë bashkë.

Së treti, kundërshtimi i korrektimit propocional kombëtar të ligjit, është një marrëzi, pasi nëse ka një sistem të drejtë që shpëton votat e partive të vogla që nuk marrin dot deputetë në qarqe, është pikërisht korrektimi kombëtar propocional.

Ky nuk ndihmon as PD, as PS , por partitë e vogla. Në vitin 1992 ai prag ishte 4 për qind. Propozimi për 5 për qind mund të diskutohet, por jo të anatemohet.

Dhe së fundmi, siç e theksuam, kjo betejë po bëhet për gjithçka, ose për asgjë. Mund të ndodhë që ky opsioni i opozitës parlamentare të mos shqyrtohet fare, nëse Murrizi nuk e mban dot digën pa u çarë, përballë presionit të Berishës e Metës për t’i blerë deputetët.

Dhe atëhere do ngelet vetëm shija e hidhur e këtij debati, që tregoi se sa fallco ka qenë gjithë debati për ndryshimin e sistemit dhe sa pak aktorë e kishin atë realisht. Edi Ramës do t’i mjaftonte dhe kaq ta quante fitore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REXHEP QOSJA/ Shkove para kohe!
Previous article ASTRIT PATOZI/ Koha punon për ndryshimin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k