• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Zhgënjimi i madh Vetëvendosje, po në Tiranë fërkojnë duart!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Zhgënjimi i madh Vetëvendosje, po në Tiranë fërkojnë duart!

May 30th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Për të gjithë ata që e dëshiruan dhe e respektuan kauzën e tyre në Prishtinë dhe në Tiranë një gjë do mbetet e dhimbshme: Nuk mundën ta shikonin vizionin real të Vetëvendosjes në drejtimin e Kosovës dhe mënyrën e tyre të drejtimit, të shpallur me aq pathos. Është e vërtetë se ata u penguan, madje qysh në atë periudhë të gjatë negocimi me LDK, ku për programin çuditërisht u morën vesh për pak kohë dhe për emrat në plot tre muaj.

Është e vërtetë se përballë kishin ngrehinën e një shteti, ku tarafi është kthyer në simbol dhe ku rehatohen vetëm të afërmit dhe kushërinjtë e politikanëve të fortë. Porse pikërisht në këtë matricë duhej të ecte kjo forcë dhe t’i jepte mundësi Kosovës, që ta shikonin drejtimin e tyre. Bash për këtë edhe u votuan. Në vend të kësaj, kryeministri Kurti qesëndisi Shqipërinë, ia dha dërrmën Ministrit të vet të Berndshëm, që e paralajmëroi për Covid-19 dhe u përplas me institucionet e vendit të tij.

E vetmja gjë “pozitive” e inkurajuar edhe nga pandemia ishte se Shqipëria u harrua në Kosovë dhe anasjelltas. Për Kosovën flitet gjithnjë e më pak në Tiranë, paçka organizimit të Vetëvendosjes në Tiranë, ndërsa qeveria Rama pothuaj nuk e begenisi ekzekutivin e Kurtit, sikur ai të mos ekzistonte fare. Në një prononcim të kohëve të fundit, kryeministri kosovar do e shprehte me shumë trishtim se ndërsa komunikonte mirë me të gjithë rajonin, vështirësinë e vetme kishte Tiranën e Ramës.

Shqipëria humbi jo pak me Kurtin, të paktën përkohësisht, sepse me moshën dhe fuqinë e tij, ai do të tentohet sërish në pushtet, pasi nuk mundi që sëbashku, të maturonin forcat për një marrëdhënie ndryshe, që kryeministri kosovar kërkoi ta ndryshonte me rezultatet dhe jo me takimet e shtrëngimit të duarve, aq të zakonshme gjatë drejtimit të Ramës.

Nga ana tjetër, Kurti me qesëndinë ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, paçka justifikimeve që sot bëjnë me afatet kohore tregoi defektin më të madh të liderit shqiptar, mosrespektimit e moralit në politikë, që kur humbet votëbesimin duhet të largohesh, paçka se kolegu i tij në Tiranë nuk dëgjon nga ky vesh dhe se numrat në parlament as nuk e gudulisin.

Mbi të gjitha, zhgënjimi për të ishte se risia e një gjëje ndryshe humbi shpejt dhe ai u kthye në monotoni në Kosovë, ashtu si bënë dhe paraardhësit e tij. Mbase e vetmja kënaqësi do jetë në Tiranë, që tashmë nuk do kenë një lider kosovar që t’ua përplasë të vërtetën e realiteteve në sy, siç e bënte Albini, që tashmë duhet të mendojë realisht për kthimin e tij. Nëse do jetë kaq i pritshëm dhe të shpresojmë jo hakmarrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ Përpjekja e ulët për të poshtëruar një grua dhe kush është nëna e "djalit të liqenit"
Previous article MUSTAFA NANO/ Shembulli nga Britania dhe VIP-at shqiptarë që s’pyesin për shtet

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k