• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Vetë-Fundosja e Albin Kurtit dhe vendimi historik i drejtësisë kosovare
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Vetë-Fundosja e Albin Kurtit dhe vendimi historik i drejtësisë kosovare

May 29th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Sot Gjykata Kushtetuese e Prishtinës ka publikuar verdiktin: Kosova duhet qeveriset nga shumica parlamentare dhe nuk është nevoja për zgjedhje të parakoheshme.

Për të gjithë tifozat politik të partive në Tiranë apo Prishtinë po jap disa argumenta pse Vendimi Gjykatës Kosovës ishte kushtetues, legjitim, historik dhe leksion për kokat e nxehta në Tiranë dhe Prishtinë:

– sepse me këtë vendim mbyllet çdo hapësirë për destabilizimin e Kosovës. Për ta sqaruar për të gjithë qytetarë që skanë njohuri juridike. Një vendim i kundërt mund ta linte Kosovën 10 vjet pa qeveri. Pra nëse do shkohej në zgjedhje, dhe rezultati nëse do ishte sërish që asnjë parti nuk arrinte 51% do duhej sërish zgjedhje, sërish zgjedhje. sërish zgjedhje……. pa limit.

– sepse shtetin e qeverisin shumicat dhe jo pakicat.

Vetëvendosja ishte votuar 26% dhe zyrtarisht 74% konsiderohen kundër saj.

– sepse vetë Albin Kurti 4 vjet më parë kur ishte lider i opozitës kishte deklaruar që zgjedhjet nuk janë garë me kuaj apo me tren. Nuk është partia e parë që krijon qeverinë por shumica e sovranit. Albin Kurti smund mbaj dy standarde. Ndryshe në opozitë dhe ndryshe në qeveri.

– sepse në çdo praktik ndërkombëtare qeveritë krijohen nga shumicat parlamentare dhe koalicionet, jo nga parti pakice me çerek votash që s’pranon bashkpunim me asnjë parti.

– sepse kushtetutat nuk ndryahojnë çdo 4 vjet sipas humorit të Vetvendosjes. Kur ajo është opozitë të mos jetë kryeministri nga partia e parë dhe kur ajo del e para nuk e lëshon karigen as me dhunë.

– sepse ky vakum parlamentar forcoj opinion ndërkombëtar që shqiptarët nuk krijojnë dot shtet.
Albini humbi plot 250 ditë: 100 ditë pazare me Isa Mustafën me nda tepsinë e pushtetit, plus 50 ditë duke qeveris me debate dhe ahkarkime prej Corona virusit, plus 100 ditë i shkarkuar.

– sepse Gjykata Kushtetuese nuk i ndokua as nga presioni qeveritar, as nga protestat, as nga ambasadat por dha një vendim ligjor dhe të pavarur.

– sepse Albin Kurti e provokoi vetë krizën duke akuzuar një ministër të LDK që shprehu shqetësim për krizën e Coronavirus
– sepse ethet e pushtetit të Vetvendosjes ishin më të forta se ethet e Covid 19, aq sa u bë shteti vetëm në Europë që nuk shpalli gjendje të jashzakonshme, nga frika se mos dobësohej pushteti i Albin Kurtit.

Për të gjitha këto arsye Vendimi gjykatës Kosovës do mbahet mend si çelsi që do ja msheli gojën dhe oreksin liderve shqiptar se Kosova mund qeveriaet vetëm edhe me pakicë votash.

Kosova nuk mund shkoj në zgjedhje sa herë partia e parë nuk kalon 51% sepse kjo mund të ndodh 30 herë rresht dhe për hir të një personi nuk do digjet një shtet.

E di mirë që disa injorant politik do thonë që krahu i luftës i ka bërë presion Gjykatës. Ndoshta do akuzojnë dhe Donald Trumpin për të dërguarin e tij në Kosovë, por në këtë debat, ata që akuzojnē Amerikën apo UÇK, në rastin më të mirë janë mosmirnjohës dhe në rastin më të keq janë spiunë të Beogradit.

Vindimi Gjykatës kushtetuese i vuri vulën vetvendosjes edhe për programin e saj.
Premtimet për bashkim kombëtar apo flamur kuqezi u harruan.
I vetmi ligj që ata miratuan në 250 ditë qeveri ishte martesa burrë me burrë duke legalizuar homoseksualizmin në Prishtinë.

Fatkeqsisht Vetvendosja kishte harruar ngjyrat e flamurit që premtoi.
Dje kaluan ylberin por jo kufirin me Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ngërçi fals për reformën zgjedhore në pritje të "pazarit"
Previous article ARTUR AJAZI/ Si do të bësh qeveri, kur nuk ke parti Lulzim?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k