• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Të (pa) fuqishmit, e pafuqishëm
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Të (pa) fuqishmit, e pafuqishëm

May 17th, 2020 F.autor Blog 0 comments

I lanë në baltë, i braktisën, i mashtruan, sepse i besuan. Kjo pak a shumë ishte esenca e gjithë asaj ç’ka ngjau mbrëmjen e të shtunës dhe mëngjesin e të djelës, kur “liderët” e ish-opozitës, ata që përbetoheshin se “një pikë gjaku po u derdh, atëhere kokë për kokë”, apo dhe kur deklaronin se “kjo është vija e kuqe, shkele po ta mban zoti Rama”. Dhe Edi Rama nuk shkeli asnjë vijë të kuqe, nuk kishte edhe pse të “derdhte gjak”, pasi ka qenë dhe është, për zbatimin e ligjit. I lanë të baltë, duke i mashtruar me “mbështetje” ata që janë të paparti, të pafuqishëm, të pazotë të mos shembin partitë e tyre të bëra copë, nga vetë ata.

Të (pa) fuqishmit e SHQUP-it dhe LSI, ata që mburreshin në emisionet mediatike se “ne jemi shumica”, mbrëmjen e të djelës ja mbathën, dhe bënë gjumin rehat, në vilat e tyre luksoze. I mashtruan me lajka disa prej aktorëve, që dihet përse i mbajnë mbrapa, duke u premtuar atyre “poste dhe llonxhë” kur të vijmë në pushtet. Ligji në çdo vend demokratik ( sepse në atë diktatorial nuk diskutohet) është alfa dhe omega e funksionimit të shtetit. Të mësuar me shkelje, dhunime, pazare dhe anarshi kushtetuese, ish-opozita e djeshme, që ka 7 vjet që tenton të pengojë investimet në Tiranë dhe rrethe, të mësuar me mashtrime dhe propogandë boshe duke prishur gjithmonë edhe në kohë krize imazhin e vendit, edhe në problemin e Teatrit Kombëtar, ajo luajti teatër me aktorë të lëkundur, të pasprovuar në skena mashtrimi, duke u bërë gazi botës. Një godinë e mbajtur mbi gërrmadha 84 vjeçare , që ra si “koqe fiku” sapo fadroma e preku, ishte një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e aktorëve dhe spektatorëve.

Ajo godinë, padyshim ka meritën se rriti në skenë aktorë dhe artistë të mëdhenj, që për vetë kushtet infrastrukturore dhe moshën e saj, ishte një alarm i madh për jetën e tyre. Dhe nuk është e rastit,që plejada e pazëvëndëueshme e artistve, nënshkroi peticionin për ngritjen e teatrit të ri, pasi ata i dinin kushtet dhe pse jo, edhe rrezikun që paraqeste amortizimi i saj. Shembja e Teatrit Kombëtar, ishte rezultat i një eviedentimi të saktë profesionistësh, që kanë vite që japin alarmin se “ajo godinë nuk përmbush asnjë kriter teknik dhe higjenik për tu mbajtur në këmbë”. Dalja e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit , si “kofini pas të vjelit”, deklaratat e tyre “bombastike” lidhur me “vendimin politik që do të marrin ish-opozitarët” janë

tentativa dëshpëruese të dy kryetarëve të dy partive që prej vitesh nuk kanë asnjë peshë në jetën dhe skenën politike shqiptare. Teatri që luajtën Basha dhe Kryemadhi me një pakicë aktorësh episodikë, apo dhe me 2-3 regjisorë telenovelash, ishte e turpshme .Të ndërsesh aktorin dhe artistin ndaj ligjit dhe zbatimit të tij, duke premtuar “mbrojtje politike”, nuk është çështje besimi, por tregues i shterrimit të fuqisë mendore dhe llogjike për të bindur me fakte institucionet e zbatimit tij. Në Shqipëri ka ardhur koha e zbatimit të ligjit, duke mos toleruar, që ai të bëhet si deri sot paçavure, për të treguar sa europianistë jemi, dhe për të justifikuar besimin e kancelarive perëndimore në rrugëtimin e vendit drejt BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Teatri pretekst dhe jo kauzë. 5 rastet që tregojnë hipokrizinë e PD-LSI
Previous article FRROK ÇUPI/ Teatri duhet i vogël, i vogël!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k