• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Krahasimi që duhet të bëjmë me Gjermaninë për “protestën”
Home
Blog

MERO BAZE/ Krahasimi që duhet të bëjmë me Gjermaninë për “protestën”

May 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Grupe anarkistësh në gjithë botën po përpiqen të refuzojnë rregullat e karantinës, bazuar në teoritë e tyre të konspiracionit, edhe pse në shumë vende karantina është në fund të saj.

Rasti më i fundit ishte Gjermania, ku policisë ju desh të ndërhynte në fund me dhunë.

Shqipëria ende nuk ka ndonjë bërthamë serioze të anarkisë, pasi ata që tentojnë ta përfaqësojnë janë më shumë qesharakë, se sa anarkistë, por sidoqoftë dhe ata dolën.

Pas kësaj, u pa të bëhen përpjekje nga opozita dhe media, për të krahasuar dhunën e policisë në Gjermani dhe Shqipëri, ndaj kësaj kategorie që thyen rregullat e karantinës.

Edhe pse krahasimi nuk shkon, pasi në Gjermani, edhe grumbullimet, edhe dhuna, ishin shumë më serioze, kurse në Shqipëri grumbullimet ishin qesharake dhe dhuna dispropocionale, ka një gjë për të cilën vlen të krahasohemi në këtë pikë.

Ajo nuk është dhuna e policisë, apo sasia e njerëzve që dalin në shesh. Kjo e fundit në Shqipëri ishte qesharake.

Ajo që mund të krahasojmë lirshëm, është mënyra se si si pozicionohet shtypi dhe politika në Gjermani, ndaj një proteste të ngjashme, edhe pse sasia e anarkistëve që dalin në shesh, është e madhe.

Në Gjermani atyre nuk u del zot askush. Janë thjesht anarkistë dhe kanë doktrinën e tyre.

Në Shqipëri, numri i anarkisto-konspiracionistëve që nuk pranojnë karnatinën është një shifror, por edhe pse janë kaq pak, ata arrijnë të kenë mbështetje dhe të opozitës, dhe të presidentit. Pra nëse në Gjermani anarkistët u përkasin anarkistëve, në Shqipëri edhe kauza e anarkistëve e konspiracionistëve, bëhet kauzë e opozitës.

Ky është një krahasim që ja vlen të bëhet mes dy vendeve.

Në një vend si Shqipëria, ku opozita dhe presidenti mbeten pa kauza, janë gati të bashkojnë mbështetjen e tyre politike me 4-5 anarkistë qesharakë, që dalin në shesh, duke menduar se Bill Gates e Xhorxh Soros na kanë sjell COVID-19 që të sundojë Edi Rama.

Në një situatë të ngjashme në Gjermani, të çmendurit janë me të çmendurit, ndërsa politika përfaqëson normalitetin.

Tek ne politika është gati të përfaqësojë çdo gjë, mjafton të jetë një gjë kundër Qeverisë.

Ky është krahasimi i vetëm i vlefshëm mes protestave të Gjermanisë dhe atyre 4-5 të marrëve në Tiranë.

Se anarkistë dhe të çmendur ka në gjithë botën.

Diferenca është kush u del zot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADRIAN CIVICI/ Kriza e Covid-19 vs “Depresioni i Madh“. Krahasim i gabuar apo mësim i fituar?
Previous article ARTUR AJAZI/ Telendisja e Partisë Demokratike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k