• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Telendisja e Partisë Demokratike
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Telendisja e Partisë Demokratike

May 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në kohë krizash, e para që shfrytëzon mundësitë e të bërit “prokopi” në politikë, është pikërisht opozita. Por gjithmonë kur ka një të tillë, të përgjegjshme, të arsyeshme, të besueshme, dhe serioze. Ish-opozita e djeshme, e cila vazhdon të mbajë (nuk dihet sepse) llogoren e opozitës aktuale në Shqipëri, nuk është e tillë, nuk është as e përgjegjshme, as serioze, as e besueshme, por është një parti e telendisur.

Dhe kjo jo për fajin e atyre mbështetësve dhe ish-themeluesve dhe ish-anëtarëve të saj të flakur dhunshëm nga ajo parti, por për shkakun e vetëm të një drejtuesi të plakur dhe të konsumuar, që nuk ka vision, ide dhe program për ringritjen e saj. Telendisja e Partisë Demokratike, mbetet një proçes i nisur qysh nga 1996-1997, nis me vjedhjen e votave, vazhdon me firmat piramidale dhe zhvatjen e parave të shqiptarëve, vazhdoi më tej me shkatërrimin e shtetit, dhe pastaj me revolucionet e armatosura, që asaj partie i shkojnë për shtat. Telendisja e Partisë Demokratike, ka vazhduar vit pas viti, edhe kur ka qenë, edhe kur ka rënë me votën e shqiptarëve nga pushteti.

Ajo ka qenë dhe mbetet një forcë e majtë ekstreme, një “condrabedal” i proçeseve demokratike, e lirive dhe të drejtave të njeriut, një shtypëse e hapur e lirive dhe të drejtave fillimisht edhe brënda gjirit të saj. Në atë parti, sundon Sulltani, kurse vezirët i bëjnë temena gjithmonë kur ai flet, qesh, shan, përzë, sulmon, dhe damkos cilindo brënda saj dhe jashtë saj. Partia Demokratike, ka vazhduar të telendiset edhe kur ra “nga fiku” pas 8 vitesh në pushtet, madje me ndërgjegjësim të plotë, Lulzim Basha (në fakt Doktori) largoi elitën e themeluesve dhe drejtuesve kompetentë, që e kishin mbajtur disi “gjallë” frymën dhe shpresën tek militantët e saj.

Telendisja e asaj partie, është thelluar edhe më shumë sidomos në 2 vitet e fundit, kur ajo u vetshpall “parti autonome”, pa deputetë, pa këshilltarë në bashki, pa pjesëmarrës në tryezat e partive politike mbi probleme të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, dhe mbi të gjitha, ajo sot nuk ka anëtarësinë e saj, nuk ka më as mbështetësit e dikurshëm. Kush është fajtori?

Ajo dihet , Lulzimi, sepse Doktori gjithmonë e gjen shtegun për të dalë i “larë”. Por gjithsesi, Partia e Doktorit, ka marrë sërish ftesa për takime dhe bashkëpunim institucional, edhe pse dihet botërisht se ajo parti është telendisur politikisht. Pas një “heshtje” disi

të gjatë, themeluesi i saj, ka dalë sërish në tapet, pasi me “izën” e tij Lulzimi jep deklarata, jep përgjigje për zgjedhoren, për takimin me Ramën, denoncon me “fakte korrupsionin, djegien e dokumentave” , apo dhe flet për rinisjen e protestave.

E telendisët Partinë Demokratike o “themelues” dhe hiçdrejtues të saj, e telendisët partinë e dhjetoristëve dhe idealistëve, o të panginjur me para, o humbës të përjetshëm. Ju që shtërngoni fort sot karriget në SHQUP, një ditë do t’ju hedhin në Lanë, ata që deri dje besuan se ishit “demokratikas”, ata që deri dje besuan se “rronit me pagën e shtetit”, ata që deri dje besuan se ishit “engjej” por që në fakt, dolët djaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Krahasimi që duhet të bëjmë me Gjermaninë për “protestën”
Previous article MERO BAZE/ 31 të vdekur, pa llogaritur opozitën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k