• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARMIR SHKURTI/ Të rroni vetë Luli, vrasës me pagesë! T’ju kenë uratën b*thlëpirësat që presin të bëhesh kryeministër e të “kapin nai gjo”
Home
Blog

ARMIR SHKURTI/ Të rroni vetë Luli, vrasës me pagesë! T’ju kenë uratën b*thlëpirësat që presin të bëhesh kryeministër e të “kapin nai gjo”

May 8th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Të rroni vetë Luli! T’ju kenë uratën edhe b¥thlëpirësat që po thinjen duke pritur të bëhesh kryeministër e të kapin nai gjo!!

Ti!!! Je vrasës me pagesë!!!

Ti e vrave ditën opozitën!! Në mënyrë sistematike, si merkuri që ngadalë prek sistemin nervor, bllokon veshkat, organet e brendëshme, pastaj sjell kancer dhe verbëri!!

Ti Brut! Ti Makbeth! Ti Kain! Ti Judë! Ti Hamza!

Je më i keq se çdo vrasës se na ke prerë në besë! Na ke prerë në bukë!! I ke mbyllur prej 7 vjetësh demokratët në karantinë dhe u thith çdo energji, çdo nismë, çdo aksion duke i ngulur në shtrat me pickimin prej mize Tze Tze që i mpin dhe i ve në gjumë duke mbytur në djep çdo shpresë.

Sot pati protestë, Lul, kundër tiranisë! Në shesh!!

Ti ke dalë nga Kuvendi bashkë me deputetët: “Mandatet i dogjëm për t’i treguar botës se këtu demokracia është në grahmat e fundit. Këto veprime kishin për qëllim vetëdijësimin e Perëndimit se Shqipëria ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë për të ndaluar rënien në autokraci” – deklarove para 4 muajsh.
Nëse atëhere qe autokraci…çfarë emri i ve sot o Lul?

Sot ca shqiptarë dolën në shesh për ti thënë BOLL! kësaj autokracie, për të cilën TI prej një viti e ca ke lënë Kuvendin pa opozitë. Nuk pretendoj ta mbështesje. As bëhet fjalë të nxirrje anëtarët kokëmut, që i tall me xhiro nga kryeministria në parlament, i ngop me gaz e i çon në shtëpi, ata që Lleshi s’ti ka zvarritur komisariateve. Ata që pa u shëruar nga gazi e dajaku prapë dalin me llafin tat por kurrë për hall të vet.

Por të paktën një shqetësim për dhunën e policisë. Një fjalë për lirinë e shprehjes e protestës ta kishe thënë o Luli ynë!

Ik e laji duart o Lul! Jo për higjenën e pandemisë. As si Ponc Pilati pas dënimit të Jezusit!
Laji , siç e do tradita e varrezave. Pasi e ke futur në varr kufomën duhet me la duart – thonë bestytnitë – tre herë dhe ta hedhësh ujin pas krahëve, që mos ta marrësh vdekjen me vete e ta çosh në shtëpi!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Doktor, “burrat e shtetit” s’shajnë gazetarët, nga gratë dhe motrat
Previous article AURON TARE/ Çfarë teatri, çfarë maskarade bëhet në këtë qytetin tonë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k