Dje Facebook u mbush me statuse per ndarjen nga jeta te arkitektit Maks Velo.
Te gjithe vrapuan kush e kush te shprehte dhimbjen dhe trishtimin e thelle per kete humbje.
Cfare teatri, cfare maskarade behet ne kete qytetin tone.
Per te gjitha ata qe “dhimbjen” ndaj Maksit e afishuan si nje liber me shume ne BIbliotekat qe reklamohen pas kraheve ne intervista TV, lexoni se cfare thoshte vete Maksi per vleresimin qe kishin per te dhe njerzit e sojit te tij.
“Masakra që i keni bërë bibliotekës në Korçë është e paimagjinueshme.
Me ç’të drejtë ai njeri ndërron fasadat, hyrjet, volumet.
Çfarë është ky riformulim? Të gjitha riformulimet kanë ndryshuar? Ja ku e keni Piramidën. Ja ku e keni Pallatin e Kongreseve.
Piramidën e shkatërrojnë vetëm për të vjedhur para, të tjerat janë gënjeshtra”.
“Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti. Për çfarë vlerësimesh flisni ju për arkitektët, kur e merrni veprën edhe e ricikloni, e riformuloni.
Me ç’të drejtë? A themi ne zonja ministre që në të drejtën e autorit futet edhe arkitekti?
Për të bërë burg arkitekti duhet të shkojë. Për të riformuluar paratë i marrin të tjerët. Me ç’të drejtë?
Përse nuk thirret arkitekti? Është e kotë, politika e sotme është kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante” – MAKS VELO ne fjalimin e tij ne dhenien e cmimit per Petraq Kolevicen.



Leave a Reply